Thursday, May 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Kuvendi dhe BE nisin projektin për modernizimin e veprimtarisë parlamentare, Peleshi: Duhet të ecim me ritmin parlamenteve europiane

timoni.al by timoni.al
May 12, 2026
in Lajmi Fundit
0
Kuvendi dhe BE nisin projektin për modernizimin e veprimtarisë parlamentare, Peleshi: Duhet të ecim me ritmin parlamenteve europiane
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

U prezantua sot në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë projekti “EU for Democracy”, një program i Bashkimit Europian në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA III), me synim forcimin e rolit të Kuvendit në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në ceremoninë e prezantimit morën pjesë Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri Silvio Gonzato, Drejtori i Programit Rajonal për Europën në International IDEA Sam van der Staak, zëvendëskryetarë të Kuvendit, përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës, drejtues të institucioneve të pavarura, trupi diplomatik, shoqëria civile dhe partnerë ndërkombëtarë.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi projektin si një hap të rëndësishëm për modernizimin e shërbimeve parlamentare dhe për forcimin e funksioneve legjislative e mbikëqyrëse të institucionit. Ai theksoi se programi do të kontribuojë në rritjen e transparencës parlamentare, zgjerimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe median, si dhe në përshpejtimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Peleshi deklaroi se Shqipëria ndodhet më pranë se kurrë anëtarësimit në BE, duke nënvizuar ritmin e shpejtë të negociatave dhe mbështetjen e gjerë publike për integrimin, dhe se Kuvendi ka marrë përgjegjësi të rëndësishme, duke miratuar 23 ligje në kuadër të negociatave.

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato tha se reformat e integrimit synojnë forcimin e transparencës dhe efikasitetit në përdorimin e fondeve publike, garantimin e shërbimeve cilësore për qytetarët, aksesin në drejtësi, mbrojtjen e të drejtave dhe respektimin e standardeve europiane në fusha të ndryshme. Ai theksoi se një Kuvend i fortë, transparent dhe gjithëpërfshirës është thelbësor për avancimin e këtyre reformave dhe përgatitjen për anëtarësim. Sam van der Staak nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përfshirjes së shoqërisë civile dhe medias në proceset demokratike dhe integruese.

Diskutantët të tjerë theksuan nevojën për forcim të rolit të Kuvendit, rritje të transparencës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional si elementë kyç për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e reformave drejt anëtarësimit në BE. Projekti “Strengthening the Albanian Parliament for EU Integration”, i zbatuar nga International IDEA dhe i financuar nga Bashkimi Europian, synon të forcojë kapacitetet institucionale të Kuvendit, të rrisë cilësinë e procesit legjislativ dhe mbikëqyrës, si dhe të përmirësojë transparencën dhe gjithëpërfshirjen e veprimtarisë parlamentare në funksion të procesit të anëtarësimit në BE.

Previous Post

Kaosi te Reali i Madridit: Perez nuk largohet, presidenti i Los Blancos thërret zgjedhje të parakohshme

Next Post

Ish-kapiteni legjendar i Galaktikëve kundërshton rikthimin e Mourinhos: Profesionist i shkëlqyer, por nuk e dua te Reali

Next Post
Ish-kapiteni legjendar i Galaktikëve kundërshton rikthimin e Mourinhos: Profesionist i shkëlqyer, por nuk e dua te Reali

Ish-kapiteni legjendar i Galaktikëve kundërshton rikthimin e Mourinhos: Profesionist i shkëlqyer, por nuk e dua te Reali

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al