Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kushtetuesja rrëzon ligjin që “burgos” studentët: Është i ashpër, ndryshojeni për 3 muaj

Editor by Editor
January 25, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE
0
Kushtetuesja rrëzon ligjin që “burgos” studentët: Është i ashpër, ndryshojeni për 3 muaj
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve që janë kundër vendimit të qeverisë që i detyron të punojnë pesë vite në atdhe pas mbarimit të studimeve ose të paguajë tarifa shumë më të larta në krahasim me pjesën tjetër. Kjo do të thotë se masa e qeverisë për të punuar pesë vite me detyrim në atdhe është rrëzuar. Gjykata i kërkon parlamentit që brenda tre muajve të ndryshojë ligjin duke ulur afatet.

“Gjatë procesit nuk u provua se kufizimi është proporcional në drejtim të afateve dhe kohëzgjatjes së shlyerjes së detyrimeve për punësim, pasi afati 5-vjeçar i parashikuar nga neni 4 i ligjit rezulton më i ashpër se sa nevoja për të përmbushur objektivin legjitim.

Duke u nisur nga premisa që afati 5-vjeçar nuk është proporcional dhe duke marrë në konsideratë eksperiencën e vendeve të tjera, ku ky afat nuk tejkalon gjysmën e kohëzgjatjes së studimeve, u gjykua që të rishikohen edhe afatet e tjera 3-vjeçare dhe 2-vjeçare të përcaktuara në të njëjtin nen. Gjykata vlerësoi t’i caktojë Kuvendit detyrimin që brenda 3 muajve të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, vendosi

Pranimin pjesërisht të kërkesës.

Shfuqizimin e fjalëve “5 (pesë) vjet në nenin 4, pika 1, shkronja “b”, “5-vjeçar në nenin 4, pika 1, shkronja “c”, “3 (tre) vjet në nenin 4, pika 2, shkronja “a”, “3-vjeçar” në nenin, pika 3, shkronja “b”, “2 (dy) vjet në nenin 4, pika 3, shkronja “a”, “2-vjeçar” në nenin” thuhet në vendim. Ligji u miratua nga qeveria në korrik të vitit të kaluar mes protestave të studentëve të mjekësisë që i detyron të punojnë me detyrim duke u mbajtur peng diplomën, por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi.

Previous Post

S’deklaroi dënimin në Greqi/ GJKKO dënon kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari

Next Post

4 orë në SPAK, e hoqët kapelen? Malltezi: Prokurorët s’i morën provat kundër Ramës

Next Post
4 orë në SPAK, e hoqët kapelen? Malltezi: Prokurorët s’i morën provat kundër Ramës

4 orë në SPAK, e hoqët kapelen? Malltezi: Prokurorët s’i morën provat kundër Ramës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al