Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush janë gjigandët e Katarit që do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit?

Editor by Editor
October 1, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Kush janë gjigandët e Katarit që do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit?
0
SHARES
111
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Urbacon Trading and Contracting, një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në botën arabe, ka ardhur në Shqipëri për resortin e Zvërnecit.

Kapitali ka mësuar se kompania me bazë në Katar, që zotërohet nga Moutaz Al-Khayyat, do të jetë pjesë e projektit për ndërtimin e resortit, që fillimisht u fol se do të ndërtohej nga Jared Kushner, dhëndrri i presidentit të SHVA-ve, Donald Trump. Por më vonë planet kanë ndryshuar dhe Kushner është përqëndruar vetëm në projektin e Sazanit.

Dy muaj më parë, KKTU miratoi dhe lejen e ndërtimit për resortin gjigand të Resortit për llogari të kompanisë Zvërnec South Adriatic Development shpk. Kjo kompani zotërohet nga Universal Properties Projects BV, një shoqëri e regjistruar në Hollandë. Por Kapitali ka mësuar se projektit do t’i bashkohet edhe UrbaCon.

Pak ditë më parë, kompania nga Katari regjistroi degën e saj në Shqipëri për këtë qëllim, ndonëse nuk dihet ende nëse UrbaCon do të jetë nënkontraktor për ndërtimin e projektit apo do të hyjë si aksionere në të.

Urbacon është një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në botën arabe. Në vitin 2024 ajo u rendit si nënkontraktori i 42-të më i madh në botë.

Kompania është e njohur për ndërtimin e një sërë projekteve të famshme, si ishujt artificial në qytetin e Lusailit dhe kompleksi Waldorf Astoria në Maldive.

Urbacon ka një qarkullim vjetor prej 1.5 miliardë dollarësh dhe është pjesë e grupit Poëer International Holding, që zotërohet nga Moutaz Al-Khayyat. Ky grup përbëhet nga rreth 28 kompani. /Kapital

Previous Post

Dy të arrestuar në Tropojë: Qarkullonin të armatosur dhe me radiokomunikatorë si policia

Next Post

Tetori Rozë: Ministrja virtuale Diella ‘ndez’ rozën – Teknologjia dhe inteligjenca artificiale ndihmojnë mjekët në identifikimin e sëmundjeve

Next Post
Tetori Rozë: Ministrja virtuale Diella ‘ndez’ rozën – Teknologjia dhe inteligjenca artificiale ndihmojnë mjekët në identifikimin e sëmundjeve

Tetori Rozë: Ministrja virtuale Diella ‘ndez’ rozën – Teknologjia dhe inteligjenca artificiale ndihmojnë mjekët në identifikimin e sëmundjeve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al