Sunday, May 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush është kryebashkiaku i PS që po hetohet për korrupsion zgjedhor

Editor by Editor
October 24, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
Kush është kryebashkiaku i PS që po hetohet për korrupsion zgjedhor
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për kryebashkiakun socialist të Këlcyrës Klement Ndoni. Burime pranë akuzën thanë se Ndoni po hetohet për korrupsion zgjedhor, ndërsa ka nisur edhe thirrja e personave që vlerësohen se kanë dijeni për hetimin.

Të mërkurën e kaluar, në SPAK për t’u marrë në pyetje një 75-vjeçar.  Në denoncimin e bërë prej tij përpara zgjedhjeve të 14 majit, pretendoi se funksionarë vendor në këtë Bashki, i kanë ofruar ndihmë ekonomike dhe punësim të djalit të papunë në këmbim të votave të familjes së tij në favor të kandidatit socialist për kreun e Bashkisë.

Sipas denoncuesit, episodi kishte ndodhur në zyrat e Bashkisë vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale. Ndoni rezulton i kallëzuar edhe më parë në prokurori me akuzat për shpërdorim detyre, lidhur me disa projekte në qytet apo emërime në sektorin publik. Në 2016 ai u akuzua publikisht nga shtetasi Bardhi Nunollari, ish-i dënuar për trafik droge që përmes deklarimeve publike, tha se ishte i habitur që kandidonte për postin e kryebashkiakut një person me të cilin kishte trafikuar lëndë narkotike. Akuzë të cilën Ndoni e mohoi.

Në lokalet e 14 Majit 2023, Klement Ndoni u konfirmua kryebashkiak me 2019 vota, duke lënë pas rivalin e Bashkë Fitojmë Arjan Kasaj (1936 vota) dhe atë të partisë së vulës Adriatik Spahiu (137 vota). Ndoni qeveris bashkinë prej katër mandatesh – që prej vitit 2011.

Previous Post

Kush e kishte radhën? Ky është “mjeshtri” që përgatiste silenciatorët për killerat

Next Post

Deklaroi se u përdhunua nga tre djem, vajza tërheq padinë: Shkova me dëshirë

Next Post
Deklaroi se u përdhunua nga tre djem, vajza tërheq padinë: Shkova me dëshirë

Deklaroi se u përdhunua nga tre djem, vajza tërheq padinë: Shkova me dëshirë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al