Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush është e vërteta e vrasjes së Liridonës? Analisti i përgjigjet Pacollit: Jam kontaktuar nga ambasadat

Editor by Editor
December 20, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Kush është e vërteta e vrasjes së Liridonës? Analisti i përgjigjet Pacollit: Jam kontaktuar nga ambasadat
0
SHARES
61
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Reagim per akuzat e Behgjet Pacollit! U njoftova nga kolegët dhe pashë me habi një qëndrim të Behgjet Pacollit, i cili më akuzonte nominalisht (me emër) se me deklarata të mia të rrejshme, i kam lënduar familjen. Bashkë me kolegët, e pamë disa herë emisionin Top Story nga Grida Duma, ku diskutohej për vrasjen makabre të Liridonës, e dyshuar nga i shoqi, në sy të fëmijëve. Në asnjë deklaratë timen nuk gjetëm asgjë të thënë prej meje, që të mbështesë insinuatat që z. Pacolli bën për veten, madje nuk e kuptojmë pse ai e ka përfshirë veten në këtë histori?

Në të gjithë botën, mediat serioze, kur ka vrasje të kësaj natyre, që tronditin opinionin publik, marrin në analizë çdo pistë të mundshme dhe kur për vrasje akuzohet një këshilltar ministri, ato hetojnë të kaluarën e vrasësit, si u promovua ai në politikën e lartë, mbi çfarë kriteresh dhe meritash, për cilat kontribute shoqërore apo shkencore, cili ishte kurrikulumi i tij, a ishte ai psikolog, politolog, fizikant, analist, a kishte ai një karrierë të spikatur në shkencë, art apo politikë? Si ka mundësi që ai shfaqet kudo në korridoret e politikës në Prishtinë, madje edhe në sallonet mondane ndërkombëtare? Askush në këto raste nuk mund të ankohet pse media e lirë bën punën e vetë, sidomos një politikan.

Për një gjë, megjithatë, Pacolli ka të drejtë, ne nuk ndajmë të njëjtat vlera. Ai ka përparësi lekun, unë njeriun. Edhe unë jam kumbar në një familje shqiptare, kumbari e adopton shpirtërisht fëmijën që i pret flokët, bëhet si babai i tij para Zotit. Ai gjendet në çdo çast të lumtur dhe të trishtuar të familjes, me të cilën lidh këtë miqësi të shenjtë. Nëse, larg qoftë, do t’u ndodhte një tragjedi e ngjashme, që la pa frymë çdo shqiptar, unë do të ndërprisja çdo aktivitet biznesi dhe do t’u gjendesha pranë, mund të humbisja ca parà, por do të fitoja respektin dhe nderimin e gjithë shqiptarisë.

E inkurajoj Behgjet Pacollin të mbështesë median e lirë, në kryerjen e detyrës së vetë, në kërkim të së vërtetës, si njeri i ekonomisë së tregut të lirë që është. Nëse mendon ndryshe, le t’u  drejtohet organeve të drejtësisë, por e përsëris, unë mbaj përgjegjësi për ato që them vetë, jo për imagjinatën e rrjeteve sociale.

P.S.

Këto ditë, jam kontaktuar nga disa ambasada perëndimore, të cilat kanë dokumentuar statuse tuajat dhe të njerëzve përreth jush dhe kam dhënë shpjegimet e mia, pas kërkesës së tyre” shkruan ai.

Previous Post

Berisha do të shkojë në shtëpi apo në burg? Flet kreu i SPAK-ut, Altin Dumani

Next Post

Protestë kundër SPAK? Berisha: E vonuar, koha të veprojmë

Next Post
Protestë kundër SPAK? Berisha: E vonuar, koha të veprojmë

Protestë kundër SPAK? Berisha: E vonuar, koha të veprojmë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al