Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush është Blerim Hoxha me 40% te Landfilli i Tiranës që përmendi Arben Ahmetaj në intervistën e tij?

Editor by Editor
February 2, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Kush është Blerim Hoxha me 40% te Landfilli i Tiranës që përmendi Arben Ahmetaj në intervistën e tij?
0
SHARES
56
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka deklaruar se nuk po i zbulon dot pronarët e tjerë të landfillit të Tiranës; por duhet të veprojë tani, që ish-ministri Arben Ahmetaj, tha se është kosovari Blerim Hoxha, i cili përveç financimit të fushatave të Edi Ramës, i ka dhënë miliona lekë portalit “Albanian Post” të Baton Haxhiut…

Në intervistën e tij, Arben Ahmetaj, zbuloi një sekret për pronësinë e Landfillit të Tiranës, që kryeministri Edi Rama e ka mbajtur te fshehtë prej 6 vitesh.

Por e deklaroi Arben Ahmetaj, duke thënë se 40% të pronësisë në Landfillin e Tiranës, i ka kosovari Blerim Hoxha, personi që në shkurt 2015, me miratim të qeverisë “Rilindja”, mori administrimin e uzinës “ARMO” të Ballshit, maskuar pas logos “Tosk Energji”.

Ndërsa në muajin maj 2016, pasi kishte marrë nga “ARMO” 350 milionë Euro të ardhura e nuk u dha pagat punonjësve, ia mbathi e prej 4 vitesh, pagat po i shlyen qeveria nga buxheti i shtetit.

Po me lejen e qeverisë si ortake 15%, kosovari Blerim Hoxha e shiti ARMO-n fiktivisht me 3.5 milionë lekë, të firma fantazmë “CFD Conseils Sarl” të cilën ai dhe Babloku e reklamuan si gjoja kompani amerikane, por faktikisht ishte firma e Blerim Hoxhës dhe e mafiozit Bernard Çumashi.

Nga një verifikim i thjeshtë që bëri “Pamfleti”, zbuloi se fijet lidhëse të kosovarit Blerim Hoxha, që ka 40% pronësi në Landfillin e Tiranës, janë mpleksur me kosovarin Baton Haxhiu, këshilltar i kryeministrit Edi Rama; pronar i portalit qeveritar “Albanian Post”; Drejtor Marketingu i Spitalit Amerikan, Drejtor Marketingu i kompanisë kosovare “Devolli” që fut miellin e qumështin serb në Shqipëri dhe ndërlidhës mes Ramës e Vuçiç.

Konkretisht, për aktivitetet bankare dhe kontaktet me institucionet shtetërore të bizneseve të tyre, Baton Haxhiu dhe Blerim Hoxha i Landfillit të Tiranës, kanë të njëjtin punonjës të quajtur Arbër Osmani, me kompetenca të plota për të kryer çdo veprim në emër të tyre.

Nuk është rastësi, që Blerim Hoxha i landfillit të Tiranës është financues i fushatave dhe aktiviteteve të partisë së Hashim Thaçit dhe financues i partisë “Rilindja” të Edi Ramës; ndërsa Baton Haxhiu, përveçse këshilltar i kryeministrit Edi Rama dhe i ish-kryeministrit e presidentit Hashim Thaçi dhe ndërlidhës i tyre me Vuçiç, ka maarrë miliona lekë nga landfilli i Tiranës.

Por edhe një fakt tjetër: Deri më 21 janar 2021, kompania “Albanian Post” e Baton Haxhiut dhe Blerim Hoxha i Landfillit të Tiranës, e kishin adresën në të njëjtën zyrë te kulla e oligarkut Bashkim Ulajt, ndërsa pasi nisi hetimit për landfillin e Tiranës, Batoni shkoi te kulla e stadiumit.

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka deklaruar se nuk po i zbulon dot pronarët e tjerë të landfillit të Tiranës; por duhet të veprojë, tani që ish-ministri Arben Ahmetaj, ëtha se është kosovari Blerim Hoxha, i cili përveç financimit të fushatave të Edi Ramas, i ka dhënë miliona lekë nga landfillet, portalit “Albanian Post” të Baton Haxhiut.

Previous Post

VIDEO/ Graciano kërcen me të brendshme para Eglës, shpërthen aktorja: Ik ore…

Next Post

Kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA?

Next Post
Kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA?

Kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al