Kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje urgjente për anëtarësimin e Kosovës në NATO, teksa tha se Kosova mund të jetë vendi i radhës që do të përballet me agresionin ekspansionist të Rusisë.
Kurti shtoi se Ukraina po përballet sot me të njëjtin agresion që Kosova hasi kur sulmohej nga forcat jugosllave dhe serbe.
“Ky pushtim rus, ky agresion ushtarak nuk është më politik. Është gjenocid. Shihet qëllimi genocidal që rezulton në aspekte logjistike dhe demografike. Kur shoh se çfarë po ndodh në Kiev, duket se kjo është një tjetër Sarajevë në përgatitje.”- tha Kurti.















