Saturday, May 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kundërshtarët kanë kopjuar programin tonë”, Berisha: Rama i urren të rinjtë, në 12 vite pushtet iu ka ofruar vetëm largimin nga vendi

Editor by Editor
March 30, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se me programin e tyre qeverisës do të bëjnë që çdo i ri në Shqipëri të ketë mundësi për të marrë bursë, të diplomohet në mënyrë që të fitojë një vend pune. 

Berisha u shpreh gjithashtu se do të mundësojnë kredi të buta për çdo çift të ri për banesë. Ai tha se çdo i ri, apo çdo emigrant do të trajtohet pa dallime nëse do të vijë për të investuar në Shqipëri dhe se nuk do të taksohet për 5 vite. 

Sipas tij kryeministri Edi Rama i urrën të rinjtë pasi në 12 vite iu ka ofruar atyre vetëm largimin nga vendi. Berisha bëri thirrje që në 11 maj çdo i ri e re, duhet të votojë për la lënë Ramën në të kaluarën.

“Së bashku me Besartin ne kemi folur shumë për programin dhe së bashku me ju, ai ka hartuar një program shumë të mirë, prandaj ne do të bëjmë më të mirën që çdo i ri në Shqipëri të ketë mundësi për të marrë bursa, të diplomohen në mënyrë që të fitojnë një vend pune. Por jo vetëm kaq. Ne do mundësojmë kredi të buta për çdo çift të ri, për banesë. E di se çmimet sot janë shumë të larta dhe duket se banesa është mollë e ndaluar, megjithatë ne do të ofrojmë mundësi reale për ju, me mbështetje financiare dhe kredi të buta. Ne do të bëjmë gjithçka që politika e fëmijës së tretë, të jetë mbështetje që për fëmijën e tretë shteti të japë mbështetjen e tij deri në moshën 23 vjeçe.

Çdo i ri, apo çdo emigrant do të trajtohet pa dallime nëse do të vijë për të investuar në Shqipëri, nuk do të taksohet për 5 vite. Ne do të punojmë që ti rikthejmë në Shqipëri. Kundërshtarët tanë kanë kopjuar programin tonë, por ata janë gënjeshtarë dhe të korruptuar dhe në këtë mënyrë e trajtojnë programin. Kanë 12 vite në pushtet dhe nuk kanë ofruar asgjë tjetër veç se kanë dëbuar të rinjtë nga vendi. Edi Rama është një arrogant i lindur dhe e ka në gjak, është problematik, vërtetë problematik.
Ai e di se të rinjtë e urrejnë arrogancën dhe nuk e pranojnë, e kështu ata nuk e pranojnë. Do që ai të largohen nga vendi. 
Sot çdo i ri e re, duhet të votojë për la lënë Edi Ramën në të kaluarën.“, tha Berisha.

Previous Post

DETAJE/ Motrat Nikolli dyshohet se stisën sulmin me tritol që i mori jetën Eneas

Next Post

Berisha uron Fiter Bajramin: Do dyfishojmë fondet për komunitetet fetare. Ora e faljes së të Premtes do të jetë orar pushimi

Next Post
Berisha uron Fiter Bajramin: Do dyfishojmë fondet për komunitetet fetare. Ora e faljes së të Premtes do të jetë orar pushimi

Berisha uron Fiter Bajramin: Do dyfishojmë fondet për komunitetet fetare. Ora e faljes së të Premtes do të jetë orar pushimi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al