Sunday, June 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Kujdesi për dhëmbët te fëmijët: depistimet zbulojnë më shumë fëmijë me karies dhe higjienë të dobët

timoni.al by timoni.al
June 6, 2026
in Lajmi Fundit
0
Kujdesi për dhëmbët te fëmijët: depistimet zbulojnë më shumë fëmijë me karies dhe higjienë të dobët
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Që nga 1 qershori, Klinika Stomatologjike Universitare ka nisur një depistim me njësi lëvizëse tek nxënësit e shkollave 9-vjeçare, duke filluar nga shkolla 9-vjeçare e Himarës, për shkak se shpesh hasin fëmijë me dhëmbë të prishur. Drejtoresha e Klinikës, dr. Belisa Kaleci, thotë se këto depistime realizohen vazhdimisht dhe se rezultatet tregojnë mungesë të higjienës orale kryesisht te fëmijët e zonave rurale për shkak të distancës fizike nga stomatologu ose arsyesh ekonomike. Problematika më e shpeshtë e hasur është kariesi dentar, pra dhëmbët e prishur.

Sipas dr. Kaleci, shëndeti i gojës lidhet ngushtë me shëndetin e përgjithshëm dhe krijon vështirësi praktike dhe sociale: “Shëndeti i gojës është shumë i rëndësishëm, lidhet me të gjithë shëndetin, por krijon probleme me përtypjen, me artikulimin dhe shkakton probleme sociale, kur frenon komunikimin me shokët.” Ajo thekson rëndësinë e larjes së duhur të dhëmbëve dhe jep udhëzimin se “një larje e mirë është kur kapet e gjithë sipërfaqja e dhëmbëve dhe kur lahen për 1.5 deri në 2 minuta.”

Me përfundimin e vitit shkollor, dr. Kaleci u bën thirrje prindërve të kujdesen që fëmijët të mos ndërpresin rutinën e higjienës orale. Ajo sugjeron që prindërit të përkujtojnë fëmijët për larjen e rregullt të dhëmbëve dhe të shfrytëzojnë pushimet për kontrolle rutine dhe, në rast nevoje, trajtime, “në mënyrë që të mos shkëputen nga shkolla.” Njësia lëvizëse e depistimit do të vijojë punën dhe do të udhëtojë në të gjithë vendin gjatë muajit qershor.

Previous Post

Leao humbet kontrollin në miqësore, i vendos duart në fyt dhe godet kundërshtarin; ndëshkohet me karton të kuq

Next Post

Shqipëria e Maran nuk shkrep, Kombëtarja mposhtet nga Luksemburgu në një tjetër paraqitje zhgënjyese, humbja e pestë radhazi

Next Post
LIVE Shqipëri-Luksemburg: Mbyllet pjesa e parë, Kombëtarja në disavantazh; skuadra e Maran pa fantazinë e duhur

Shqipëria e Maran nuk shkrep, Kombëtarja mposhtet nga Luksemburgu në një tjetër paraqitje zhgënjyese, humbja e pestë radhazi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al