Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ku ishit kur u ndërtua pa leje? Edi Rama u përgjigjet shqiptarëve: Do e sqaroj hetimi, s’ka lindur ndërtuesi që më blen mua

Editor by Editor
September 8, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Ku ishit kur u ndërtua pa leje? Edi Rama u përgjigjet shqiptarëve: Do e sqaroj hetimi, s’ka lindur ndërtuesi që më blen mua
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama reagon për operacionin për prishjen dhe konfiskimin e ndërtimeve pa leje, duke theksuar se nuk ka lindur ende asnjë ndërtues që të mund ta blejë atë me kate dhe metra pallatesh. Nëse do të ishte e kundërta, thotë ai, atëherë operacioni nuk do kishte nisur.

“E pesta dhe e fundit, e cila është edhe personale dhe e kam me ata që më dinë si veten e tyre apo më akuzojnë, për gjëra që mesa duket do t’i bënin vetë po të ishin në vendin tim: Po të kishte lindur ndërtuesi që më blinte mua me kate e me metra pallatesh, ky operacion nuk do ndodhte kurrë me nxitjen dhe nën udhëheqjen time”, shkruan Rama.

Më tej, ai thotë se kanë nisur hetimet për inspektorët e zonës dhe punonjësit e Policisë që kanë lejuar abuzime të tilla, duke ju përgjigjur pyetjes së atyre që thonë: Ku ishte shteti kur u ndërtua?

Shënimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

KU ISHTE SHTETI KUR U NDËRTUA?

E kam ndeshur këtë pyetje në komente mbi operacionin më të fundit të qeverisë për shembjen apo konfiskimin e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi. Pyetja në fakt është ku ishin inspektorët apo punonjësit e policisë së zonës ku janë bërë të tilla abuzime! Këtë do ta mësojmë nga hetimi që ka nisur paralelisht, ndërkohë që pa dashur të humbas kohën e askujt të cilit nuk i mbushet mendja, po as timen për t’iu mbushur mendjen atyre që s’duan, them se janë disa gjëra që duhen mbajtur parasysh nga të gjithë ata që janë të interesuar të informohen:

E para, sot këto lloj ndërtimesh janë ku e ku më pak se dje dhe janë ku e ku më pak, pikërisht sepse ka ku e ku më shumë shtet, ligj, rregull se sa deri dje, kur mbizotëronte rrumpalla e kudondodhur.

E dyta, kjo nuk është një ndeshje futbolli dhe as një betejë e vetme, me kronometër apo kohë të shkurtër. Kjo është një luftë e gjatë, ku avantazhi i shtetit dhe i ligjit në terren nuk merret kollaj, po merret hap pas hapi, me mund e durim të madh.

E treta, ky operacion bazohet në ndryshimet e reja ligjore, që dolën si mësim në rrugën plot kthesa e befasira të kësaj lufte dhe mbështetet në një vullnet të papërkulur nga vitet, për ta çuar këtë luftë të gjatë deri në fund.

E katërta, ka shumë të ngjarë që me mbylljen përfundimtare të rrugës së legalizimit dhe shembjen apo konfiskimin për interes publik të këtyre vëllimeve abuzive, të vuloset edhe fundi i kësaj praktike të neveritshme.

E pesta dhe e fundit, e cila është edhe personale dhe e kam me ata që më dinë si veten e tyre apo më akuzojnë, për gjëra që mesa duket do t’i bënin vetë po të ishin në vendin tim: Po të kishte lindur ndërtuesi që më blinte mua me kate e me metra pallatesh, ky operacion nuk do ndodhte kurrë me nxitjen dhe nën udhëheqjen time. Kaq.

Previous Post

VIDEO/ Transmetimi ndërpritet menjëherë, momenti kur BBC njofton për shëndetin e Mbretëreshës

Next Post

“Ura e Londrës ra”, ndërron jetë Mbretëresha Elizabeth II, çfarë ndodh tani në Britani

Next Post
“Ura e Londrës ra”, ndërron jetë Mbretëresha Elizabeth II, çfarë ndodh tani në Britani

“Ura e Londrës ra”, ndërron jetë Mbretëresha Elizabeth II, çfarë ndodh tani në Britani

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Jo vetëm Alcaraz, Sabalenka, PSG, Lamine Yamal e Norris — fituesit e tjerë në Laureaus Awards

Jo vetëm Alcaraz, Sabalenka, PSG, Lamine Yamal e Norris — fituesit e tjerë në Laureaus Awards

April 20, 2026
Gënjejnë publikisht në studio — Debat për Spiropalin në PS; gazetari te Balës: Po fole do bësh autogol

Gënjejnë publikisht në studio — Debat për Spiropalin në PS; gazetari te Balës: Po fole do bësh autogol

April 20, 2026
Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes së makinës së policisë nën efektin e drogës; rrëfimi i vuajtjeve

Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes së makinës së policisë nën efektin e drogës; rrëfimi i vuajtjeve

April 20, 2026
Trump: Nuk do të nxitohem për të arritur marrëveshje; zgjatja e armëpushimit është e pamundur

LAJME

Jo vetëm Alcaraz, Sabalenka, PSG, Lamine Yamal e Norris — fituesit e tjerë në Laureaus Awards

by timoni.al
April 20, 2026
0

Mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve Laureus u zhvillua me praninë e shumë yjeve të sportit ndërkombëtar, ndërsa moderatorë për...

Read moreDetails
Gënjejnë publikisht në studio — Debat për Spiropalin në PS; gazetari te Balës: Po fole do bësh autogol

Gënjejnë publikisht në studio — Debat për Spiropalin në PS; gazetari te Balës: Po fole do bësh autogol

April 20, 2026
Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes së makinës së policisë nën efektin e drogës; rrëfimi i vuajtjeve

Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes së makinës së policisë nën efektin e drogës; rrëfimi i vuajtjeve

April 20, 2026
Trump: Nuk do të nxitohem për të arritur marrëveshje; zgjatja e armëpushimit është e pamundur

Trump: Nuk do të nxitohem për të arritur marrëveshje; zgjatja e armëpushimit është e pamundur

April 20, 2026
Mos merr borxh analizat e të tjerëve — Balliu përplaset me Currin; Berisha ka interes të rizgjidhet kryetar PD

Mos merr borxh analizat e të tjerëve — Balliu përplaset me Currin; Berisha ka interes të rizgjidhet kryetar PD

April 20, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Jo vetëm Alcaraz, Sabalenka, PSG, Lamine Yamal e Norris — fituesit e tjerë në Laureaus Awards

Jo vetëm Alcaraz, Sabalenka, PSG, Lamine Yamal e Norris — fituesit e tjerë në Laureaus Awards

April 20, 2026
Gënjejnë publikisht në studio — Debat për Spiropalin në PS; gazetari te Balës: Po fole do bësh autogol

Gënjejnë publikisht në studio — Debat për Spiropalin në PS; gazetari te Balës: Po fole do bësh autogol

April 20, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al