Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Kryepeshkopata e San Franciskos paguan 395 milionë dollarë në marrëveshje me mbi 530 viktima të abuzimit seksual

timoni.al by timoni.al
June 30, 2026
in LAJME
0
Kryepeshkopata e San Franciskos paguan 395 milionë dollarë në marrëveshje me mbi 530 viktima të abuzimit seksual
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryepeshkopata e San Franciskos njoftoi një marrëveshje prej 395 milionë dollarësh me rreth 530 persona që pretendojnë se kanë qenë viktima të abuzimit seksual nga klerikët, duke i dhënë fund një procesi të gjatë ligjor. Shumica e rasteve lidhen me abuzime ndaj të miturve që janë kryer dekada më parë; shumë çështje ishin parashkruar ligjërisht, por një ligj i miratuar në Kaliforni u dha viktimave një periudhë trevjeçare, nga fillimi i vitit 2020 deri në fund të vitit 2022, për të paraqitur padi civile, pavarësisht kohës kur kishin ndodhur abuzimet.

Kryepeshkopi Salvatore Cordileone tha se marrëveshja hap rrugën për një kompensim të drejtë për të mbijetuarit, shprehu përgjegjësi dhe kërkoi falje, duke e cilësuar si një detyrim moral të Kishës Katolike mbajtjen e përgjegjësisë për këto krime. Megjithatë, marrëveshja duhet të miratohet fillimisht nga vetë viktimat nëpërmjet një votimi dhe më pas të ratifikohet nga gjykata.

Një nga viktimat, Margie O’Driscoll, e cila tha se ishte abuzuar rreth 50 vjet më parë nga një prift në një shkollë katolike, e përshkroi marrëveshjen si një moment historik dhe tha se “turpi po ndërron anë”. Ajo kritikoi trajtimin që, sipas saj, hierarkia e Kishës i ka rezervuar viktimave me “përbuzje” për dekada dhe kujtoi se shumë të dëmtuar ndërruan jetë pa marrë drejtësi apo një kërkimfalje zyrtare.

Avokati Jeff Anderson, që përfaqëson shumë viktima, tha se marrëveshja nuk kufizohet vetëm te kompensimi financiar, por përfshin edhe masa konkrete për mbrojtjen e fëmijëve dhe për rritjen e transparencës. Sipas marrëveshjes, Kryepeshkopata do të emërojë një konsulent të pavarur me akses të plotë në arkivat e institucionit, i cili do të hartojë një raport mbi rastet e abuzimit. Do të publikohet një listë, edhe pse jo e plotë, me emrat e priftërinjve të përfshirë në raste abuzimi dhe do të krijohet një linjë telefonike për raportimin e rasteve të reja.

Kisha Katolike Romake ka përjetuar skandale të shumta të abuzimit seksual ndaj të miturve në vende të ndryshme të botës, ndërsa mënyra e trajtimit të këtyre çështjeve ndryshon nga një shtet në tjetrin. Në Spanjë, për shembull, Kisha vazhdon të përballet me kritika për mungesë transparence, çështje që u rikthye në vëmendje gjatë vizitës së Papa Leo XIV në fillim të qershorit. Burimi: Top Channel.

Previous Post

Franca, Deschamps kthehet në stol pas momentit të dhimbshëm: Për mua kjo është shumë e vështirë

Next Post

Avioni i JetBlue raporton përplasje me dron, momente tensioni mbi qiellin e Nju Jorkut

Next Post
Avioni i JetBlue raporton përplasje me dron, momente tensioni mbi qiellin e Nju Jorkut

Avioni i JetBlue raporton përplasje me dron, momente tensioni mbi qiellin e Nju Jorkut

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al