Sunday, June 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Kroacia heq lirinë nga dy të arrestuarit për spiunazh; Kosova e gatshme për bashkëpunim: Kishin vepruar në territorin tonë.

timoni.al by timoni.al
August 28, 2025
in Lajmi Fundit
0
Kroacia heq lirinë nga dy të arrestuarit për spiunazh; Kosova e gatshme për bashkëpunim: Kishin vepruar në territorin tonë.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kroacia ka caktuar masën e paraburgimit për dy individë të dyshuar për spiunazh për Serbinë. Autoritetet në Kosovë kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar në hetimet pasi veprimtaria e të arrestuarve është zhvilluar në territorin e Kosovës.

Prokuroria e Qarkut në Split njoftoi se pas pranimit të një kallëzimi penal nga Sektori i Pavarur për çështjet e policisë ushtarake, janë ndërmarë hetime ndaj një shtetasi kroat dhe një shtetaseje serbe, të cilët nën akuzat për spiunazh po hetohen për një veprimtari që përfshin informacionet konfidenciale të ndara jashtë rregullave të ligjit. Mësohet se piloti kroat, J.I., dhe e dashura e tij serbe, A.M., dyshohen se kanë spiunuar në favor të Serbisë, ku A.M. kishte punuar si pjesë e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) në Kosovë.

Sipas mediave kroate, piloti ka ofruar informacion të klasifikuar për lidhje me Listën Serbe, partia e njohur si mbështetëse e Beogradit në Kosovë. Prokuroria e Qarkut në Split ka kërkuar paraburgim për të dy të dyshuarit për shkak të rrezikshme tit për ndikim mbi dëshmitarët dhe, në rastin e A.M., për rrezik arratisjeje. Gjyqtari ka pranuar pjesërisht këtë kërkesë dhe ka vendosur paraburgim për J.I., si dhe për A.M. për rrezik arratisjeje. Megjithatë, propozimi për një masë të tillë në lidhje me përsëritjen e veprës penale u refuzua dhe prokuroria ka paralajmëruar ankesë në këtë aspekt.

Për këtë rast, zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, theksoi gatishmërinë e institucioneve kosovare për të bashkëpunuar me autoritetet kroate në zbardhjen e plotë të hetimeve. Nga ana tjetër, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiç, tha se nuk e njihte A.M. dhe mohoi çdo lidhje mes tyre dhe saj. Rasti është ende në hetim dhe pritet të ketë zhvillime të tjera.

Previous Post

Aksident tragjik në Ballsh: Një 18-vjeçar godet me makinë një vajzë të mitur

Next Post

Ceremoni mirënjohjeje, Ambasada e SHBA vlerëson partneritetin me Policinë e Shtetit! Nancy VanHorn: Kujdesen për sigurinë tonë çdo ditë

Next Post
Ceremoni mirënjohjeje, Ambasada e SHBA vlerëson partneritetin me Policinë e Shtetit! Nancy VanHorn: Kujdesen për sigurinë tonë çdo ditë

Ceremoni mirënjohjeje, Ambasada e SHBA vlerëson partneritetin me Policinë e Shtetit! Nancy VanHorn: Kujdesen për sigurinë tonë çdo ditë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al