Thursday, September 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Kriza e Presidentit vë Kosovën përballë një tjetër udhëkryqi politik, Kurti duhet të zgjedhë mes kompromisit dhe zgjedhjeve

timoni.al by timoni.al
September 2, 2026
in KRYESORE
0
Kriza e Presidentit vë Kosovën përballë një tjetër udhëkryqi politik, Kurti duhet të zgjedhë mes kompromisit dhe zgjedhjeve
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuorumi prej 80 deputetësh për zgjedhjen e presidentit të Kosovës nuk do të sigurohet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Më 31 gusht palët propozuan si kandidat Bekim Sejdiun, ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, por të martën ai nuk mori mbështetjen e gjashtë deputetëve të LDK-së.

Për LVV marrëveshja mbetet ende valide dhe kryeministri Albin Kurti synon ta takojë sërish kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Ndërkaq Abdixhiku e konsideron veprimin e deputetëve të LDK-së si shkak për dërgimin e vendit në zgjedhje. “Dje u refuzua zgjidhja e Presidentit të Kosovës. U refuzua votimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe, me këtë refuzim, u përcaktua edhe fati i vendit, zgjedhje të reja. Dëm mund të bëjë çdo kush. Për këtë, ja dora”, ka shkruar Abdixhiku, duke shprehur indinjatën ndaj gjashtë deputetëve të partisë së tij.

Njohësit e situatës vlerësojnë se zhvillimet e fundit e afrojnë më shumë vendin drejt zgjedhjeve të reja sesa drejt një marrëveshjeje për president. Ata theksojnë se ka pasur një dështim dhe se zgjidhja tashmë varet nga qëndrimi i Kurtit. Sipas tyre, Kurti ka dy opsione: të dërgojë vendin menjëherë në zgjedhje ose të përpiqet të gjejë një zgjidhje për president duke negociuar për vota me deputetët e partive të tjera ose duke ndryshuar kandidatin.

Partia Demokratike e Kosovës ka mbyllur derën e bashkëpunimit me LVV-në duke deklaruar se do të qëndrojë në opozitë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vënë gjashtë kushte për mbështetje, përfshirë pranimin e projektit të gazit amerikan. Duke qenë se këto kushte nuk janë plotësuar, Aleanca nuk do ta ndihmojë Kurtin në zgjedhjen e presidentit.

Kosova mbajti më 7 qershor zgjedhje të jashtëzakonshme pas dështimit për të zgjedhur president më parë gjatë vitit.

Previous Post

Nuk do të shkojë te Barcelona, me siguri absolute — Atletico vendos klauzolën 490 milionë euro për Julian Alvarez

Next Post

Mbledhja e qeverisë: Miratohen disa vendime dhe projektligje për mbrojtjen e mjedisit, objektet e konfiskuara dhe tatimet

Next Post
Mbledhja e qeverisë: Miratohen disa vendime dhe projektligje për mbrojtjen e mjedisit, objektet e konfiskuara dhe tatimet

Mbledhja e qeverisë: Miratohen disa vendime dhe projektligje për mbrojtjen e mjedisit, objektet e konfiskuara dhe tatimet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al