Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kriza e fentanilit në SHBA e paprecedent”/ Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Marco Rubio: Politikë të re për vizat ndaj bashkëpunëtorëve të personave të sanksionuar për trafik droge

Editor by Editor
June 30, 2025
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Kriza e fentanilit në SHBA e paprecedent”/ Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Marco Rubio: Politikë të re për vizat ndaj bashkëpunëtorëve të personave të sanksionuar për trafik droge
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ndarë një deklaratë të Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, ku njoftohet një politikë e re për kufizimin e vizave, që prek jo vetëm individët e sanksionuar për trafik droge, por edhe anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e tyre të afërt.

Sipas urdhrit të ri, i cili zbatohet mbi bazën e Urdhrit Ekzekutiv 14059 dhe ligjit të imigracionit, personat e përfshirë në tregtinë e paligjshme të drogës, si dhe njerëzit e lidhur me ta, do të ndalohen të hyjnë në SHBA. Ky veprim synon jo vetëm ndalimin e hyrjes së tyre, por edhe pengimin e aktivitetit të mëtejshëm kriminal.

Deklarata e Sekretarit të Shtetit amerikan, Marco Rubio: 

Kriza e fentanilit në Shtetet e Bashkuara është e paprecedent, me mbidozat që mbeten shkaku kryesor i vdekjes për amerikanët nga mosha 18 deri në 44 vjeç. Më shumë se 40 përqind e amerikanëve raportohen se njohin dikë që ka vdekur nga një mbidozë opioidesh, dhe në vitin 2024 Shtetet e Bashkuara patën mesatarisht mbi 220 vdekje nga mbidoza çdo ditë. Sot, po njoftoj një politikë të re kufizimi të vizave sipas seksionit 212(a)(3)(C) të Aktit të Imigracionit dhe Kombësisë, e cila do të zbatohet për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe biznesorë të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059 për vendosjen e sanksioneve ndaj personave të huaj të përfshirë në tregtinë globale të paligjshme të drogës (U.E. 14059).

Veprimi i sotëm zgjeron mjetet ekzistuese, duke përfshirë sanksionet sipas U.E. 14059 dhe pamundësitë për viza sipas seksionit 212(a)(2)(C) të Aktit të Imigracionit dhe Kombësisë për trafikantët e substancave të kontrolluara. Vendosja e kufizimeve të vizave për trafikantët e drogës, anëtarët e familjes së tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe biznesorë, jo vetëm që do t’i pengojë ata të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, por do të shërbejë edhe si një masë parandaluese kundër vazhdimit të aktiviteteve të paligjshme.

Departamenti Amerikan i Shtetit do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera të paligjshme që hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe dëmtojnë qytetarët amerikanë.

https://www.instagram.com/p/DLhs25gthj1/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=1218&rd=https%3A%2F%2Fdosja.al&rp=%2Faktualitet%2Fkriza-e-fentanilit-ne-shba-e-paprecedent-ambasada-e-shba-ndan-mesazhi-i446998%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTEAAR7m3wL8T_oe19-TutKiDmc2RweKv8Zqz6W0PfePW5Y0-1jTa6IpHetVBDtk6A_aem_2BKlfADX77YOUo05qn#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A398%2C%22ls%22%3A185%2C%22le%22%3A356%7D

Previous Post

EMRI/ Shqiptari rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë për trafikun e 1 ton drogë, ndërhyrja diplomatike nga Tirana i shpëtoi jetën

Next Post

Besnik Lulaj i “Marina Bay”monopol midhjesh te liqeni i Butrintit; ortak me drejtorin e Ujësjellësit, Sheme Lulo

Next Post
Besnik Lulaj i “Marina Bay”monopol midhjesh te liqeni i Butrintit; ortak me drejtorin e Ujësjellësit, Sheme Lulo

Besnik Lulaj i “Marina Bay”monopol midhjesh te liqeni i Butrintit; ortak me drejtorin e Ujësjellësit, Sheme Lulo

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al