Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

KRITERET DHE DOKUMENTACIONI/ Mijëra vende pune, Gjermania miraton projektligjin për migracionin!

Editor by Editor
March 30, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE
0
KRITERET DHE DOKUMENTACIONI/ Mijëra vende pune, Gjermania miraton projektligjin për migracionin!
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria gjermane miratoi projektligjin e ri për migracionin. Ndër të tjera aty parashikohet dyfishimi i kontingjentit të rregullores së Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu rregullorja do të bëhet pa afat.

Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil, tha në konferencën e shtypit në Berlin se ky kontingjent do të dyfishohet. Nga 25.000 që është aktualisht në maksimumi 50 mijë vetë në vit. Por ministri shtoi se ka plane që kjo rregullore të zgjerohet edhe për vende të tjera.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor ekziston që nga viti 2015. Ajo u mundëson shtetasve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia) qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës. Pavarësisht nga kualifikimi që kanë.

Parakusht për të marrë vizën e punës është një kontratë pune e rregullt në Gjermani. Nuk nevojiten as njohuri të veçanta të gjuhës gjermane. Rregullorja e Ballkanit Perëndimor është në fuqi deri në fund të vitit 2023. Por në draftin e ri të ligjit të migracionit është parashikuar që ajo të bëhet pa afat.

Njohja e diplomave mund të bëhet edhe në Gjermani

Sipas ministrit Heil të huajve nga vendet e treta do t’u ofrohen tri mënyra për të ardhur në Gjermani: nëpërmjet kualifikimit, përvojës së punës dhe sistemit të pikëve.

E para ekzistonte edhe me parë, në ligjin e migracionit të fuqisë së kualifikuar, që kishte hyrë në fuqi para pandemisë. Por drafti i ri i koalicionit të qendrës së majtë ka bërë disa lehtësime:

  • Kështu për shembull, është ulur paga minimale vjetore që nevojitet për të marrë kartat blu: Për momentin ajo është 49.581 euro, duke përbërë kështu 1,25-fishin e pagës vjetore mesatare bruto në Gjermani. Për të rinj dhe me më pak përvojë madje nën 40 mijë euro. Veç kësaj, kush ka mbaruar një shkollë të lartë ose një shollë profesionale prej së paku dyvjeçare, ka të drejtë të vijë për të kërkuar punë në Gjermani. Edhe pa e bërë njohjen e kualifikimit qysh në vendlindje. Procedura e njohjes së kualifikimeve ka qenë një nga pengesat kryesore të deritanishme për ardhjen e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani.
  • Përveç kësaj personave të kualifikuar do t’u lejohet të punojnë në çfarëdo profesioni, pavarësisht nga kualifikimi që kanë. Si kualifikim do të quhet jo vetëm kualifikimi arsimor, Edhe përvoja e punës do të luajë rol në njohjen e kualifikimit.

Sistemi i pikëve ose karta e shanseve, më në fund realitet

Por risia kryesore e këtij ligji është sistemi i pikëve, ose Karta e Shanseve (Chancenkarte).

Ngjashëm me sistemin kanadez të migrimit, Karta e Shanseve jep mundësi migrimi në Gjermani. Edhe në bazë të një sistemi pikësh bazuar në katër kritere:

njohja e gjuhës, përvoja profesionale, mosha dhe lidhja me Gjermaninë.

Sipas draftit, mjaftojnë gjashtë pikë për të marrë një vizë njëvjeçare. Dhe për të kërkuar punë në Gjermani. Si mund të mblidhen ato?

Katër pikë për një kualifikim profesional.

  • Tri pikë për përvojën e punës
  • Tre pikë për njohuri të mira të gjermanishtes.
  • Dy pikë për njohuri të mjaftueshme të gjermanishtes
  • Dy pikë për moshën e re (nën 35-vjeçare) ose
  • Dy pikë për përvojë pune deri dy vjet.
  • Një pikë për lidhjet me Gjermaninë, pra, nëse ke qëndruar më parë në Gjermani për së paku gjashtë muaj.

Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, tha se me këtë kemi krijuar një ligj të ri modern migracioni. Faeser kritikoi qeverinë e mëparshme, kryesisht krahun konservator të saj, që e nuk e kishte lejuar ta realizonte këtë që më parë. Por në vend të saj kishte jetuar me një siç e quajti ajo “gënjeshtrën e përhershme se Gjermania nuk qenka vend migrimi”.

Strategji për të luftuar mungesën e fuqisë punëtore

Projektligji i ri është pjesë e një strategjie të re të qeverisë për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore, e cila tani po shqyrtohet nga komisionet përkatëse në Bundestag.

Ai parashikon përveç shfrytëzimit te potencialit të fuqisë punëtore brenda vendit, duke rritur ofertat e trajnimeve profesionale për të rinjtë që lënë shkollën. Duke përmirësuar kushtet e punës për nënat me fëmijë. Apo duke rritur shanset për punësimin e refugjatëve apo azilkërkuesve të refuzuar.

Sipas një studimi, Gjermania që tani ka 2 milionë vende pune të pazëna. Nga kjo mungesë punëtorësh ekonomia më e madhe e Evropës ka 100 miliardë euro më pak të ardhura kombëtare në vit. Situata përkeqësohet nga viti në vit:

Sipas projektligjit të ri të migracionit, përllogaritet që në bazë të këtyre ndryshimeve në Gjermani të vijnë mesatarisht deri në 75.000 vetë si fuqi punëtore e kualifikuar në vit. Këtyre u shtohet edhe kontingjenti i Ballkanit Perëndimor, me 50 mijë punëtorë në vit.

Por, ekspertët përllogarisin se Gjermanisë i duhen 400.000 imigrantë të kualifikuar në vit.

Por ministri i Punës tha se nuk duhet harruar se pjesa më e madhe e fuqisë punëtore të kualifikuar vijnë nga vendet e BE-së, që nuk kanë nevojë për vizë pune. Numri i përgjithshëm i imigrantëve neto në vitin 2019 para pandemisë, ka qenë 350 mijë vetë.

Nga njëra anë për shkak të hartës demografike të vendit. Në 15 vjetët e ardhshëm një e treta e të punësuarve aktualë do të dalin në pension. Por edhe për shkak të ndryshimeve strukturore të shkaktuara nga digjitalizimi. Si dhe ndryshimeve për shkak të pandemisë së koronës dhe luftës në Ukrainë./DW

Previous Post

Olta e provokoi duke i thënë që t’i japë 1 mijë euro familjarëve të rojës së vrarë në Top Channel, reagon Luizi!

Next Post

Inati i vjetër! Thika, plumba, britma dhe lot nga fëmija! Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Kavajë?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
FOTO/ E hëna në punë! Pushuesit largohen nga Shëngjini pas fundjavës relaksuese, trafik kilometrik nga Rana e Hedhun deri në Milot

FOTO/ E hëna në punë! Pushuesit largohen nga Shëngjini pas fundjavës relaksuese, trafik kilometrik nga Rana e Hedhun deri në Milot

June 8, 2025
Incidente në Vjenë pas ndeshjes në Tiranë: Serbët festuan dhunshëm barazimin me Shqipërinë, pastaj u përleshën me policinë…

Incidente në Vjenë pas ndeshjes në Tiranë: Serbët festuan dhunshëm barazimin me Shqipërinë, pastaj u përleshën me policinë…

June 8, 2025
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

June 8, 2025
Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

AKTUALITET

FOTO/ E hëna në punë! Pushuesit largohen nga Shëngjini pas fundjavës relaksuese, trafik kilometrik nga Rana e Hedhun deri në Milot

by Editor
June 8, 2025
0

LEZHË- E hëna sjell rikthimin e pushuesve në angazhimet e tyre të përditshme duke i larguar nga rehatia e shezlongëve dhe...

Read moreDetails
Incidente në Vjenë pas ndeshjes në Tiranë: Serbët festuan dhunshëm barazimin me Shqipërinë, pastaj u përleshën me policinë…

Incidente në Vjenë pas ndeshjes në Tiranë: Serbët festuan dhunshëm barazimin me Shqipërinë, pastaj u përleshën me policinë…

June 8, 2025
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

June 8, 2025
Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja kuqezi sot niset drejt Letonisë…

June 8, 2025
Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

June 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

FOTO/ E hëna në punë! Pushuesit largohen nga Shëngjini pas fundjavës relaksuese, trafik kilometrik nga Rana e Hedhun deri në Milot

FOTO/ E hëna në punë! Pushuesit largohen nga Shëngjini pas fundjavës relaksuese, trafik kilometrik nga Rana e Hedhun deri në Milot

June 8, 2025
Incidente në Vjenë pas ndeshjes në Tiranë: Serbët festuan dhunshëm barazimin me Shqipërinë, pastaj u përleshën me policinë…

Incidente në Vjenë pas ndeshjes në Tiranë: Serbët festuan dhunshëm barazimin me Shqipërinë, pastaj u përleshën me policinë…

June 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al