Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Kriminal nga Anglia dhe roje plazhi në Ksamil: 20-vjeçari francez u vra pas konfliktit për një vajzë

timoni.al by timoni.al
August 18, 2026
in KRYESORE
0
Kriminal nga Anglia dhe roje plazhi në Ksamil: 20-vjeçari francez u vra pas konfliktit për një vajzë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një turist francez rreth 20 vjeç u vra me thikë mëngjesin e sotëm në Ksamil. Viktima, identifikuar si Miguel Mendes, kishte ardhur në Ksamil së bashku me një grup turistësh për të festuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15 dhe, sipas të dhënave paraprake, pas një konflikti që dyshohet të ketë nisur brenda lokalit, 20-vjeçari është nxjerrë jashtë dhe është goditur me mjet prerës pranë portës së lokalit, në zonën e plazhit. Burimet raportojnë se Mendes mori disa goditje me thikë në shpinë dhe në kraharor, plagë që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Trupi i tij u gjet në shezlongët e plazhit përpara lokalit.

Korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, njofton se i dyshuari për vrasjen është 29-vjeçari Sokrat Vata, banues në Has, i cili punonte si roje plazhi pranë një biznesi në Ksamil. Policia dyshon se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta; një prej pistave që po hetohet lidhet me një vajzë. Sokrat Vata u arrestua pas pesë orësh arrati në Fier, ku ishte fshehur në bagazhin e një makine të drejtuar nga një vajzë, ndërsa pasagjer ishte një person tjetër; të dy rezultojnë shtetas turq.

Në të dhënat që lidhen me të kaluarën e tij penale, Vata ka rekord kriminal në Angli. Ai rezulton i dënuar për vepra që lidhen me posedimin e kokainës, armëve dhe drejtimin e automjeteve nën efektin e drogës. Më 30 prill policia në Kembrixh e pikasën duke drejtuar një makinë tip Toyota të vjedhur; Vata tentoi të largohej, por pasagjeri zbriti dhe ai vijoi arratinë në këmbë. Gjatë ndjekjes hodhi një pako kokainë në shkurre, por u kap nga policia; me vete iu gjetën edhe 560 paund dhe rezultoi pozitiv në testin për drejtim nën efektin e drogës.

Në një rast tjetër më 13 prill në Kent, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe përplasi një automjet me targa të klonuara; në makinë u gjetën qese me kokainë dhe targa. Ai u arrestua dhe përfundoi para Gjykatës së Kurorës së Kembrixhit, ku pranoi akuzat për posedim të drogës së klasit A me qëllim furnizimin, drejtim të rrezikshëm, posedim kanabisi dhe drejtim nën efektet e drogës, dhe u dënua me pesë vite burg.

Previous Post

Autobusi me turistë merr flakë në ecje drejt Kalasë së Beratit, shkak dyshohet shkëndija elektrike në motor

Next Post

Vrasja në Ksamil: shoqërohen 42 persona, ndalohet një oficer policie, një tjetër shpallet në kërkim

Next Post
Të shtënat në Mirditë: 45-vjeçari i gjetur i vdekur në makinë dyshohet autor i vrasjes së Anton Kelit

Vrasja në Ksamil: shoqërohen 42 persona, ndalohet një oficer policie, një tjetër shpallet në kërkim

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al