Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Krimi i organizuar në Gjermani, raporti: Shqiptarët udhëheqin 40 banda

Editor by Editor
September 21, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
Krimi i organizuar në Gjermani, raporti: Shqiptarët udhëheqin 40 banda
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga krimi i organizuar (KO) në Gjermani, në vitin 2021 ka qenë dyfish më i lartë se një vit më parë. Nga 873 milionë euro në vitin 2020 ai u rrit në 2,2 miliardë euro në vitin 2021.

Kjo del nga Raporti Federal i Situatës për Krimin e Organizuar 2021, i cili u publikua të mërkurën,21.09.2022, në Berlin nga Ministria Federale e Brendshme dhe Zyra Federale e Policisë Kriminale.

Të ardhurat e kriminelëve në vitin 2021 kanë qenë 1,4 miliardë euro. Shumica e tyre vijnë nga tregtia e drogës.
Sipas raportit është shtuar edhe numri i hetimeve në sektorin e krimit të organizuar, nga 600 në 700. Ky shtim ka të bëjë me deshifrimin e platformave të komunikimit të koduar, sidomos EncroChat. Siç tregon raporti aktual, më shumë se një e katërta e të gjitha hetimeve të nisura në fushën e krimit të organizuar (187 hetime, 26.9 përqind) mund të gjurmohen në të dhënat e siguruara nga shërbimi i komunikimit EncroChat,

Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, tha se “presioni mbi krimin e organizuar në Gjermani është më i lartë se kurrë më parë”. Ajo tha se luftën kundër krimit të organizuar e ka vendosur në fokus të punës së saj: Ndryshe nga aktet e ekstremistëve apo terroristëve, krimi i organizuar në përgjithësi nuk është shumë i dukshëm. Kjo është pikërisht arsyeja pse ne nuk duhet të nënvlerësojmë se sa të mëdha janë rreziqet këtu. Ne shohim disa struktura shumë profesionale që veprojnë në mënyrë konspirative dhe të rrjetëzuar ndërkombëtarisht” , tha Faeser.

Presidenti i BKA Holger Münch, tha se si pasojë e informacioneve të përfituara nga platformat e koduara, tani kemi mundur të krijojmë një ide më të qartë për krimin e organizuar në Gjermani. Por jemi të vetëdijshëm se „kjo është vetëm maja e ajsbergut”, tha Muench.

Sipas raportit, grupet KO po bëhen gjithnjë e më të gatshme të përdorin dhunë ndonjëherë edhe drastike. Se çfarë efekti mund të ketë krimi i organizuar për sigurinë e brendshme, kjo mund të shihet te vendet fqinje të Gjermanisë, si Holanda dhe Suedia, ku krimi i organizuar ka marrë përmasa shqetësuese për qetësinë publike.

Shqiptarët sërish të tretët

Falë deshifrimit të platformave të koduara, është rritur edhe numri i shqiptarëve të organizuar nëpër banda kriminale, të cilët kanë qenë nën hetim për pjesëmarrje në organizata kriminale. Sikurse edhe në vitet e mëparshme raporti i BKA-së i ka rezervuar një faqe krimit të organizuar të shqiptarëve, prej ku rezulton se në vitin 2021 në Gjermani kanë qenë nën hetim rreth 40 banda të udhëhequra nga shqiptarë, shumica dërrmuese e të cilave (36) është marrë me trafikun e lëndëve narkotike. Në katër rastet e tjera bandat janë marrë me krime tatimore, trafik ilegal të njerëzve, pastrim parash dhe krim ekonomik.

Kjo shifër i radhit shqiptarët sërish të tretët pas gjermanëve (261) dhe turqve (90) për nga numri e grupimeve të dominuara nga një etni. Në vendin e gjashtë janë kosovarët, me 20 banda kriminale, pas rusëve dhe polakëve. Në fund të dhjetë shtetësive më të spikatura janë serbët me 14 banda.

BKA quan grupime të dominuara nga një etni ato grupime që udhëhiqen nga një grup personash të një etnie të caktuar, pavarësisht se shumë bashkëpunëtorë mund të mos i përkasin të njëjtës kombësie. Si bazë për përcaktimin e kombësisë BKA merr vendin e lindjes, tha Münch./DW/

Previous Post

Si u bë Martinaj “mbreti i bixhozit?” Transfertat në emër të të afërmve dhe blerja e “Porsche Cajene” 137 mijë euro nga tezja invalide, çfarë zbuloi hetimi

Next Post

“Nuk dua të vdes për Putinin”, rusët e presin mobilizimin me protesta, arrestohen qindra persona

Next Post
“Nuk dua të vdes për Putinin”, rusët e presin mobilizimin me protesta, arrestohen qindra persona

“Nuk dua të vdes për Putinin”, rusët e presin mobilizimin me protesta, arrestohen qindra persona

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al