Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kreu marrëdhënie s*ksuale me të miturën në Vlorë, zbardhet dëshmia e autorit: Erdhi në hotel me dëshirë…

Editor by Editor
March 25, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Kreu marrëdhënie s*ksuale me të miturën në Vlorë, zbardhet dëshmia e autorit: Erdhi në hotel me dëshirë…
0
SHARES
73
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhen detaje të reja në lidhje me rastin e rëndë që ka tronditur qytetin e Vlorës, ku disa adoleshente janë nxitur për të konsumuar lëndë narkotike, ndërsa njëra prej tyre ka rënë viktimë e abuzimit seksual.

Ngjarja është denoncuar nga nëna e vajzës së abuzuar, e cila ka marrë vesh të vërtetën pasi e bija i ka treguar vetë për atë që kishte ndodhur. Pas kësaj, e ëma së bashku me vajzën janë drejtuar në polici për të bërë denoncimin.

Sipas informacioneve, adoleshentet kishin shkuar me dëshirën e tyre në një hotel në qytetin e Vlorës, pasi njëra prej tyre kishte pasur komunikim të mëparshëm me 33-vjeçarin Rinald Rakipaj, i cili rezulton të jetë autori kryesor i ngjarjes. Ai e kishte bindur vajzën e mitur që të shkonte në hotel me të dhe të merrte me vete edhe dy shoqet e saj.

Në ambientet e hotelit, vajzat janë nxitur nga Rakipaj dhe një shok i tij që të konsumonin lëndë narkotike të llojit kokainë. Më pas, autori kryesor është ndarë nga grupi dhe ka abuzuar seksualisht me njërën prej vajzave, ndërsa shoku i tij ka vijuar të konsumojë drogë me dy të miturat e tjera, të cilat nuk rezulton të jenë abuzuar seksualisht.

Pas denoncimit në polici, 33-vjeçari u arrestua dhe fillimisht mohoi akuzat. Megjithatë, përballë provave të mbledhura nga policia, ai pranoi autorësinë e ngjarjes dhe rrëfeu dinamikën e saj. Rakipaj është shprehur se kishte pasur komunikim prej kohësh me vajzën e mitur dhe se ajo kishte shkuar në hotel me dëshirë, duke pretenduar gjithashtu se edhe marrëdhënia seksuale ishte kryer me pëlqimin e saj.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të vënë para drejtësisë përgjegjësit. Ndërkohë, rasti ka ngjallur shqetësim të madh në opinionin publik, duke ngritur edhe një herë alarmin për mbrojtjen e të miturve nga abuzimi dhe ndikimi i substancave të rrezikshme.

Previous Post

“Suel Çela ishte i interesuar për vrasjen e Otit”, Dumani vijon dëshminë në GJKKO: Një shef krimesh në Elbasan më informonte për Talo Çelën, më kërkoi 10 mijë euro në muaj

Next Post

Vendimi për mbylljen e TikTok shkon në Gjykatën Kushtetuese/ DW: Aplikacioni vijon të përdoret për fushatë! Pretendime për censurë parazgjedhore

Next Post
Vendimi për mbylljen e TikTok shkon në Gjykatën Kushtetuese/ DW: Aplikacioni vijon të përdoret për fushatë! Pretendime për censurë parazgjedhore

Vendimi për mbylljen e TikTok shkon në Gjykatën Kushtetuese/ DW: Aplikacioni vijon të përdoret për fushatë! Pretendime për censurë parazgjedhore

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al