Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që të shtyjë shortin për përcaktimin e renditjes së kandidatëve për kryetar bashkie në fletën e votimit. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, Celibashi u shpreh se shtyrja e shortit ka ardhur për kërkesës së PS-së.
Sipas tij kërkesë e PS-së ardhur pasi për 3 kandidatë, duhet pritur përfundimi i shqyrtimit të ankimeve në KAS dhe Kolegj. Shorti do të hidhet pasi të shqyrtohen ankimimet e bëra si subjekte të dekriminalizimit për kandidatët: Rezeart Tusha ne Shijak, Qerim Ismailaj Mallakaster, Kreshnik Hajdari në Kuçovë.
“Në seancën e sotme kemi zhvillimin e procedurave për hedhjen e shortit për renditjen e disa kandidatëve për kryetarë bashkie në disa bashki, por do ta shtyjmë sepse kemi marrë një kërkesë nga një subjekt zgjedhor, i cili kërkon që të bëhet hedhja e shortit, paraprakisht, për subjektet zgjedhore dhe pastaj për kandidatët për kryetarë bashkie. Edhe për këta të fundit, të bëhet për të gjithë në të njëjtën kohë. Meqënëse për 3 kandidatë jemi akoma në procedurë shqyrtimi të ankimeve, do duhet të presim përfundimin ne shqyrtimit të ankimeve në KAS dhe në Kolegjin Zgjedhor,” tha Celibashi.