Monday, November 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kosovë: Gruaja e kapur me kokainë në makinë ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë marrjes në pyetje

timoni.al by timoni.al
November 16, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Kosovë: Gruaja e kapur me kokainë në makinë ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë marrjes në pyetje
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një grua ndërron jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua gjatë intervistimit në ambientet e Policisë së Kosovës. Ajo ishte ndaluar një ditë më parë në pikën kufitare të Vërmicës bashkë me një person tjetër, pasi gjatë kontrollit të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan më shumë se 105 gramë substancë e dyshuar kokainë, dy fishekë dhe dy telefona celularë.

Gruaja po merrej në pyetje në praninë e avokatit mbrojtës kur shfaqi probleme shëndetësore. Pas kërkimit të ndihmës emergjente dhe ofrimit të ndihmës së parë në vend, ajo u transportua për trajtim të mëtejshëm në spital, ku rreth orës 01:30 mjekët informuan policinë se personi kishte ndërruar jetë. Trupi është dërguar për ekspertizë në mjekësinë ligjore, ndërsa për zbardhjen e plotë të rrethanave kanë nisur hetimet.

Autoritetet kufitare të Kosovës bëjnë me dije se më 15.11.2026, rreth orës 18:00, kanë ndaluar një veturë BMW me targa lokale në të cilën ndodheshin një mashkull dhe një femër shtetas të Kosovës. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe konfiskuar 105.7 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, dy fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe dy telefona celularë. Personat e dyshuar janë të njohur për Policinë, dhe me urdhër të prokurorit kompetent është bastisur banesa e të dyshuarit mashkull, ku është gjetur dhe konfiskuar një detektor për identifikimin e GPS dhe kamerave.

Pas intervistimit, i dyshuari mashkull është ndaluar për 48 orë. Pas përkeqësimit të gjendjes së të dyshuarës ajo ka vdekur në spital dhe trupi është dërguar për ekspertizë. Në lidhje me ngjarjen janë njoftuar njësitë përgjegjëse hetimore të Stacionit Policor në Prizren, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) si dhe prokurori kujdestar. Të gjitha njësitë kompetente, përfshirë Hetuesinë dhe Forenzikën, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore për sqarimin e rrethanave.

Previous Post

Ekspozitë për Gjirokastrën: mjeshtri i skulpturës Mumtaz Dhrami mbledh artdashësit në qytetin e gurtë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al