Monday, August 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Kosova të respektohet: mediat e Kievit reagojnë për heqjen e flamurit ukrainas në Prishtinë

timoni.al by timoni.al
August 10, 2026
in KRYESORE, POLITIKE
0
Kosova të respektohet: mediat e Kievit reagojnë për heqjen e flamurit ukrainas në Prishtinë
0
SHARES
34
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndalimi i banerit nga qendra e Prishtinës pas vizitës së presidentit Volodymyr Zelensky në Serbi dhe deklaratës së tij për Kosovën nuk kaloi në heshtje në Ukrainë. Mediat ukrainase, përfshirë Kyiv Independent, raportuan gjerë për episodin. Në artikullin e saj me titull “Kosova duhet të respektohet”, Kyiv Independent shkruan se reagimet në Kosovë pas vizitës së parë zyrtare të Zelenskyt në Serbi erdhën pasi ai rikonfirmoi se Kievi nuk e ka ndryshuar qëndrimin lidhur me pavarësinë e Kosovës. Media nënvizon se kjo ndodhi pavarësisht mbështetjes që Kosova i ka dhënë Kievit gjatë luftës kundër Rusisë.

Gjatë vizitës në Beograd, Zelensky u pyet nëse Serbia mund të vazhdonte të mbështetej te i njëjti qëndrim i Ukrainës kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Përgjigja e tij, siç transmetuan gjithashtu “European Pravda” dhe “Ukrainska Pravda”, ishte se politika e Kievit nuk kishte ndryshuar dhe ai iu referua respektimit të integritetit territorial dhe të drejtës ndërkombëtare.

“The New Voice of Ukraine” solli një detaj që mediat ukrainase e konsideruan domethënës: baneri me mbishkrimin “Free Ukraine” kishte qëndruar në qendër të Prishtinës që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës. Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, u citua duke thënë se “kur Kosova nuk respektohet, kryeqyteti Prishtina përgjigjet”. Ai theksoi se solidariteti me popujt që përballen me luftë, dhunë dhe përndjekje do të vazhdojë, por shtoi se respekti duhet të jetë i ndërsjellë.

Kyiv Independent raportoi edhe për reagimin e ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili e ka quajtur deklaratën e Zelenskyt “thellësisht zhgënjyese”, duke përmendur solidaritetin e Kosovës me popullin ukrainas. Lajmi është publikuar nga Top Channel dhe përmend burimet ukrainase të ndryshme që kanë ndjekur dhe transmetuar ngjarjen dhe reagimet në Kosovë.

Previous Post

Evropa Perëndimore përvëlohet, thatësira ul prurjet e lumenjve dhe krijon terren për zjarret

Next Post

Zelenskyt në Beograd kundërshton pavarësinë e Kosovës; Majko nxjerr foton kuqezi në parlament ukrainas: Aleanca nuk përcaktohet nga…

Next Post
Zelenskyt në Beograd kundërshton pavarësinë e Kosovës; Majko nxjerr foton kuqezi në parlament ukrainas: Aleanca nuk përcaktohet nga…

Zelenskyt në Beograd kundërshton pavarësinë e Kosovës; Majko nxjerr foton kuqezi në parlament ukrainas: Aleanca nuk përcaktohet nga…

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al