Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kontrolle telefonash pa vendim gjykate dhe pretendime për dhunë, Avokati i Popullit publikon gjetjet pas protestës

timoni.al by timoni.al
October 20, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Kontrolle telefonash pa vendim gjykate dhe pretendime për dhunë, Avokati i Popullit publikon gjetjet pas protestës
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i Popullit publikoi gjetjet paraprake nga monitorimi i protestës së 19 tetorit në Tiranë, duke evidentuar pretendime për dhunë policore, shkelje të procedurave për të miturit, kontrolle të telefonave celularë dhe mbingarkesë në ambientet e shoqërimit. Sipas deklaratës, policia shoqëroi 50 persona (32 të rritur dhe 18 të mitur); në Bllokun e Sigurisë ndodheshin 109 persona të arrestuar, ndërsa në Spitalin e Traumës morën trajtim mjekësor 34 veta (21 punonjës policie, 7 protestues dhe 5 kalimtarë). Ekipet e Avokatit të Popullit kontaktuan 193 persona dhe administruan 11 ankesa, 10 prej të cilave në Bllokun e Sigurisë.

Në Komisariatin nr.1, pesë nga tetë të miturit e shoqëruar pretenduan dhunë fizike dhe verbale; te dy prej tyre u konstatuan shenja dëmtimi fizik. Një ankesë për dhunë ndaj një të mituri u regjistrua edhe në Bllokun e Sigurisë. Të rriturit raportuan përdorim të sprajit me piper dhe gazit lotsjellës, goditje me bombola gazi, tërheqje zvarrë dhe dhunë fizike e psikologjike; një person tha se u godit në një zyrë të Komisariatit nr.4, ku sipas raportit nuk kishte kamera sigurie. Disa persona pretendojnë se u kërkua të zhbllokonin telefonat dhe të lejonin kontrolle të të dhënave pa vendim gjykate. Janë raportuar gjithashtu raste të shoqërimit të kalimtarëve të rastit, pa lidhje me protestën.

Monitorimi konstatoi mangësi në trajtimin e të miturve: nuk iu ishte dhënë formulari i të drejtave në version për fëmijë në Komisariatin nr.1, gjashtë të mitur u regjistruan në regjistrin e të rriturve, dhe kishte mangësi edhe në Komisariatin nr.4. Në komisariatet nr.2 dhe 4 u evidentuan punonjës policie pa numra identifikues të dukshëm. Në Bllokun e Sigurisë u vërejt mbingarkesë, mungesë shtretër, ujit, ngrohjeje dhe kujdesi mjekësor.

Avokati i Popullit kërkon identifikimin e detyrueshëm të policëve, uljen e menjëhershme të mbingarkesës në Bllokun e Sigurisë, vendosjen e kamerave në ambientet e shoqërimit dhe ruajtjen e pamjeve të 19 tetorit, ndalimin e kontrolleve të telefonave pa bazë ligjore, garantimin e pranisë së prindit/kujdestarit dhe psikologut gjatë intervistimit të të miturve, përmirësimin e dokumentimit të shoqërimeve dhe kujdesit mjekësor. Institucioni thekson se gjetjet janë paraprake, hetimi administrativ vijon dhe do të monitorojë zbatimin e rekomandimeve, duke ftuar qytetarët të paraqesin ankesa individuale.

Previous Post

Pandeli Carapuli, biznesmen i ndërtimit, paraqitet në SPAK

Next Post

Pedagogët dhe studentët para kryeministrisë; u bashkua edhe një grup protestuesish. Mungojnë maskat

Next Post
Pedagogët dhe studentët para kryeministrisë; u bashkua edhe një grup protestuesish. Mungojnë maskat

Pedagogët dhe studentët para kryeministrisë; u bashkua edhe një grup protestuesish. Mungojnë maskat

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al