Në burg janë të ndaluara jo vetëm sendet që përbëjnë shkelje ligji, por edhe ato të cilat konsiderohen si luks ose të tepërta sipas rregullores së sistemit penitenciar. Me këtë filozofi, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur një aksion për heqjen e sendeve që vlerësohen të panevojshme për të burgosurit dhe të paraburgosurit.
Aksioni, i cili sipas raportimit ekskluziv të gazetares Anila Hoxha të Top Channel është zhvilluar orët e fundit, u zhvillua në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dhe në regjimin 41 bis. Forcat operacionale kontrolluan të gjitha qelitë dhe realizuan kontrolle blic që zgjatën disa orë. Në përfundim të këtyre kontrolleve u hoqën karriget plastike dhe të drurit, disa lloje tenxheresh — materiale që sipas raportit mund të konvertohen në thika — provuar për përdorim si biçakë për qërimin e frutave dhe perimeve, si dhe objekte të ndërtuara nga fshesa dhe materiale të tjera.
Ky aksion është pjesë e një plani të nisur që prej muajit prill nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila po zhvillon gjithashtu aksione për zbulimin e telefonave dhe të dozave të drogës në ambiente të mbyllura. Në kuadër të këtij plani, në qeli po tentohet të lejohen vetëm sendet personale, vetëm për konsum personal, duke kufizuar prezencën e objekteve të tjera.
Më herët, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dhe në disa institucione të tjera përfshirë Durrësin dhe Drenovën, janë zbuluar aparate telefonash. Këto pajisje janë dërguar për ekspertim në laboratorët e SPAK. Telefonat janë konstatuar kryesisht në ambiente të përbashkëta, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër dhe po përqendrohen ndaj personave konkretë që dyshohen për futjen e sendeve të ndaluara në burg.

