Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Konkursi Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar Aleksandër Moisiu: pesë ekipet finaliste prezantojnë propozimet e tyre

timoni.al by timoni.al
June 23, 2026
in Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Konkursi Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar Aleksandër Moisiu: pesë ekipet finaliste prezantojnë propozimet e tyre
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pesë ekipe me emra të njohur të arkitekturës ndërkombëtare garojnë për projektimin e kampusit të ri të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, në finalen e Konkursit Ndërkombëtar për Masterplanin e Kampusit Universitar. Pas muajsh pune, bashkëpunimi dhe hartimi të projekt-ideve, universiteti ka përzgjedhur pesë finalistët që prezantojnë propozime për transformimin e kampusit në një hapësirë moderne, funksionale dhe të orientuar drejt së ardhmes, një proces që synon përcaktimin e vizionit të ri për një prej hapësirave më të rëndësishme akademike në vend.

Finalistët dhe bashkëpunëtorët e tyre janë: 51N4E me JESHILE Landscape Design dhe Blerta Kambo; Bjarke Ingels Group – BIG me Architevo Design Collective, Embrace Ideas, Kristo Krisiko, Rider Levett Bucknall, HSC Studio dhe Ergys Çaushi; FRPO Rodriguez & Oriol me PORRAS & LA CASTA Arquitectos, Studio B&L, Agim Seranaj dhe Adrian Paci; OZ Architects me iRI Architecture, Felixx, Studio Sabine Marcelis dhe BUROMILAN; si dhe PRÁCTICA me STUDIO-REBUS, Ana Horhat dhe Ledia Kostandini. Ekipet finaliste sjellin vizione të ndryshme për mënyrën se si duhet të jetë kampusi i së nesërmes dhe prezantimet e tyre janë publike.

Shpallja e fituesit pritet gjatë pasdites nga juria ndërkombëtare, e cila do të kryesohet nga kryeministri Edi Rama. Në përbërjen e jurisë janë edhe rektori i Universitetit, Shkëlqim Fortuzi; kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako; drejtoresha e AKPT, Adelina Greca; drejtoresha e AZHT, Adelajda Roka; si dhe emra të njohur të arkitekturës dhe urbanistikës si Christian Kerez, Wilfried Kuehn, Lorena del Río, Pier Paolo Tamburelli dhe João Nunes.

Për Universitetin “Aleksandër Moisiu”, konkursi përfaqëson një hap drejt kampusit të së ardhmes, i konceptuar jo thjesht si projekt ndërtimi, por si një investim në cilësinë e arsimit të lartë, jetën studentore dhe zhvillimin urban të Durrësit. Në përfundim të fazës së konkursit, juria do të shpallë projektin fitues që do të mbajë firmën mbi vizionin e ri të kampusit universitar të Durrësit.

Previous Post

Profesoresha e njohur e ekonomisë: Investimet e huaja të domosdoshme për zhvillimin, qeveria duhet të rrisë transparencën

Next Post

Alarm në Francë: Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të nxehtësisë

Next Post
Alarm në Francë: Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të nxehtësisë

Alarm në Francë: Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të nxehtësisë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al