Saturday, April 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Kongresi Ndërkombëtar i Federatës së Gjinekologëve, ministrja Sala: Shëndeti i gruas prioritet kombëtar që ndikon në mirëqenien familjare

timoni.al by timoni.al
April 18, 2026
in KRYESORE
0
Kongresi Ndërkombëtar i Federatës së Gjinekologëve, ministrja Sala: Shëndeti i gruas prioritet kombëtar që ndikon në mirëqenien familjare
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, në Kongresin Ndërkombëtar të Federatës Shqiptare të Gjinekologëve dhe Obstetërve vuri në pah se shëndeti i gruas mbetet prioritet kombëtar, me ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e familjes dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Ajo theksoi nevojën për përmirësim të cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe për garantimin e aksesit të barabartë për të gjitha gratë, duke adresuar pabarazitë mes zonave urbane dhe rurale dhe ndër grupe të ndryshme sociale.

Politikat shëndetësore sipas ministres janë të orientuara drejt forcimit të kujdesit të integruar për nënën dhe fëmijën, rritjes së aksesit në shërbime cilësore, standardizimit të praktikave klinike në përputhje me udhëzimet ndërkombëtare dhe investimeve të qëndrueshme në infrastrukturë dhe burime njerëzore. Një vëmendje e veçantë iu kushtua programeve të kujdesit antenatal, depistimit për patologjitë më të shpeshta dhe forcimit të shërbimeve neonatale si elementë kyç për uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë amtare dhe neonatale.

Duke diskutuar sfidat aktuale, ministrja theksoi nevojën për një qasje më të avancuar dhe të integruar, përmes përdorimit të teknologjive të reja, rritjes së kapaciteteve profesionale dhe zhvillimit të qendrave të specializuara. Ajo nënvizoi rëndësinë e vendimmarrjes së bazuar në evidencë dhe bashkëpunimit me profesionistët, duke përshkruar kongresin si një shembull ku shkenca dhe politika bashkëveprojnë: “Qeverisja moderne në shëndetësi kërkon vendimmarrje të bazuar në evidencë dhe partneritet të ngushtë me profesionistët, duke vlerësuar këtë kongres si një shembull konkret ku shkenca dhe politika bashkëveprojnë për zhvillim dhe qëndrueshmëri.”

Ministrja njoftoi nisjen e projektit PRISMA, pjesë e programit MATHERNA, që realizohet ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë: Qeverisë së Italisë, Rajonit të Lombardisë, Autoritetit Lokal Shëndetësor Fatebenefratelli Sacco (ASST) dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim për Zhvillim. Projekti u prezantua si një shembull i bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore. (Top Channel)

Previous Post

Zbardhet djegia e qëllimshme e makinës së policit në Vlorë, 39-vjeçari u hakmor pas arrestimit

Next Post

Një ditë pas protestës, Berisha i ‘shtrin dorën’ partive të tjera opozitare: Koha për t’u bashkuar

Next Post
Një ditë pas protestës, Berisha i 'shtrin dorën' partive të tjera opozitare: Koha për t'u bashkuar

Një ditë pas protestës, Berisha i 'shtrin dorën' partive të tjera opozitare: Koha për t'u bashkuar

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Olsi pas 18 vitesh për Goca dhe Gra: Ndiej ende siklet për ndarjen live në Big Brother

Olsi pas 18 vitesh për Goca dhe Gra: Ndiej ende siklet për ndarjen live në Big Brother

April 18, 2026
Misteri rreth Manchester City: medaljet e Tripletës 2022/23 dalin në shitje

Misteri rreth Manchester City: medaljet e Tripletës 2022/23 dalin në shitje

April 18, 2026
Garda Revolucionare e Iranit hap zjarr mbi anijen cisternë që po tentonte të kalonte Ngushticën e Hormuzit

Garda Revolucionare e Iranit hap zjarr mbi anijen cisternë që po tentonte të kalonte Ngushticën e Hormuzit

April 18, 2026
Garda Recolucionare e Iranit hap zjarr mbi anijen cisternë që tentonte të kalonte Ngushticën e Hormuzit

AKTUALITET

Olsi pas 18 vitesh për Goca dhe Gra: Ndiej ende siklet për ndarjen live në Big Brother

by timoni.al
April 18, 2026
0

Ende qarkullojnë në internet videot e “Big Brother” të para gati dy dekadash të Olsi Mingomatajt, i cili u dashurua...

Read moreDetails
Misteri rreth Manchester City: medaljet e Tripletës 2022/23 dalin në shitje

Misteri rreth Manchester City: medaljet e Tripletës 2022/23 dalin në shitje

April 18, 2026
Garda Revolucionare e Iranit hap zjarr mbi anijen cisternë që po tentonte të kalonte Ngushticën e Hormuzit

Garda Revolucionare e Iranit hap zjarr mbi anijen cisternë që po tentonte të kalonte Ngushticën e Hormuzit

April 18, 2026
Garda Recolucionare e Iranit hap zjarr mbi anijen cisternë që tentonte të kalonte Ngushticën e Hormuzit

Garda Recolucionare e Iranit hap zjarr mbi anijen cisternë që tentonte të kalonte Ngushticën e Hormuzit

April 18, 2026
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

59-vjeçari në Durrës u raportua se vdiq nga arresti kardiak pas sulmit me grushte

April 18, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Olsi pas 18 vitesh për Goca dhe Gra: Ndiej ende siklet për ndarjen live në Big Brother

Olsi pas 18 vitesh për Goca dhe Gra: Ndiej ende siklet për ndarjen live në Big Brother

April 18, 2026
Misteri rreth Manchester City: medaljet e Tripletës 2022/23 dalin në shitje

Misteri rreth Manchester City: medaljet e Tripletës 2022/23 dalin në shitje

April 18, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al