Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Konfiskohet RTV Ora e Ylli Ndroqit, përfaqësuesit e shtetit mbërrijnë në ambientet e televizionit

Editor by Editor
November 4, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, Media
0
Konfiskohet RTV Ora e Ylli Ndroqit, përfaqësuesit e shtetit mbërrijnë në ambientet e televizionit
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe administratori shtetëror i Radio Televizionit Ora News, në pronësi të biznesmenit Ylli Ndroqi, është konfiskuar zyrtarisht dhe ka kaluar në administrim të shtetit. Gjykata e Posaçme ka marrë dje vendimin për pasuritë e Ndroqit.

Aktualisht, ashtu siç u shpreh administratori shtetëror Farudin Arapi, oficerët e Policisë Gjyqësore dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit do të kryejnë inventarin e plotë të pasurisë. Mediat dhe gazetarët janë ftuar të ndjekin procesin, i cili do dokumentohet me pamje.

“Nuk dua të dëmtohet asnjë vlerë. Asnjëri prej jush të mos largohet nga pozicionet që ka. Të ruajmë këtë pasuri të bashkëpronarit dhe tuajën, deri në daljen e një vendimi përfundimtar për konfiskim apo revokim. Mundësitë i kemi me të gjithë kolektivin tuaj, të qëndrojmë në krye të punës”, tha Arapi.

I pyetur nga drejtorit i informacionit Brahim Shima, sesi do të punojnë gazetarët në një kohë që pasurinë e merr në dorë shteti, administratori Farudin Arapi tha se asnjë kontratë punë dhe asnjë aspekt i punës së gazetarëve nuk do të preket.

Ky vendim është i shkallës së parë dhe përfaqësuesit e shtetit tashmë duhet të bëjnë inventarizimin e pasurisë së Radio Televizonit Ora. Ndërkohë, çështja mund të dërgohet në shkallë të tjera të gjykatës, ku mund të lihet në fuqi konfiskimi apo të bëhet revokim vendimi dhe kthimi i RTV te Ylli Ndroqi.

Kujtojmë se, Gjykata e Posaçme ka vendosur dje të konfiskojë pasuritë e presidentit të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi. Mes 24 pronave të konfiskuara është edhe televizioni “Ora News” dhe 30% edhe televizioni tjetër, TV Channel One.

Jashtë ambienteve të GJKKO avokatët e Ndroqit e cilësuan këtë vendim si të padrejtë dhe se asnjë Gjykatë në botë nuk do të merrte një vendim të tillë. Ata kanë treguar se GJKKO është kujdesur që Ora News të ketë 60% të kuotave të sekuestruara, që nënkupton se ka humbur ato kontrollueset.

Previous Post

Primaret e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja garon për Bashkinë e Tiranës

Next Post

‘Ia publikuan videon për hakmarrje’, aktivistja shqiptare mbron dhunuesen e të moshuarës: Me Auronën e kanë personale!

Next Post
‘Ia publikuan videon për hakmarrje’, aktivistja shqiptare mbron dhunuesen e të moshuarës: Me Auronën e kanë personale!

'Ia publikuan videon për hakmarrje', aktivistja shqiptare mbron dhunuesen e të moshuarës: Me Auronën e kanë personale!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al