Në katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër, u organizua një koncert solemn nga Fondacioni muzikor i Vatikanit “Kardinal Domenico Bartolucci”, në nder të 70 vjetorit të shugurimit meshtarak të kardinalit shqiptar, Ernest Simoni Troshani. Arqipeshkvi i Shkodër-Pult, Imzot Giovanni Peragine, e vlerësoi jetën e kardinalit si një frymëzim për të gjithë.
Gjatë kësaj dite, kardinali drejtoi meshën në Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, e cila po ashtu kremton vitin jubilar. Në fjalën e tij, ai theksoi se sot në botë po derdhet gjak për shkak të largimit të njerëzve nga Zoti. Ernest Simoni Troshani është shpallur kardinal nga Papa Françesku.















