Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kompanitë eksportuese gjermane para kohësh të vështira

Editor by Editor
March 28, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Kompanitë eksportuese gjermane para kohësh të vështira
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas rezultateve të një sondazhi të Dhomës së Tregtisë dhe të Industrisë të Gjermanisë, DIHK, më shumë se gjysmës së kompanive gjermane që kryejnë aktivitet jashtë vendit u është dashur kohët e fundit të përballen me barriera tregtare shtesë.

Kërkesat për sigurinë dhe sanksionet janë vetëm dy nga shumë çështje që ua vështirësojnë edhe më tepër punën eksportuesve gjermanë.

Shqetësim sidomos lidhur me SHBA-në

Drejtori i Drejtorisë për Tregtinë e Jashtme në DIHK, Volker Treier, tërhoqi vëmendjen për zhvillimet në SHBA-në nën drejtimin e Presidentit Donald Trump: “Pengesat tregtare në rritje dhe sinjalet proteksioniste nga Uashingtoni po shkaktojnë shqetësim të madh për kompanitë tona”.

Presidenti Trump ka nxitur mosmarrëveshje tregtare si me BE-në, edhe me Kinën dhe fqinjë të SHBA-së, Kanadanë dhe Meksikën. 70 për qind e kompanive gjermane që morën pjesë në anketë thanë se prej politikës tregtare të SHBA prisnin efekte negative ndaj biznesit të tyre.

Vitin e kaluar SHBA ishte fener shprese për firmat gjermane. Tani situata është përkeqësuar sidomos për kompanitë gjermane që kanë biznese në SHBA.

Pritet rënie e eksporteve

Sondazhi u krye përpara se Trumpi të shpallte planet për të vendosur tarifa shtesë prej 25 përqind për importet e makinave. Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë tani ka frikë se bizneset e eksportuesve gjermanë do të shkojnë edhe më keq dhe se do të ketë rënie të eksporteve. Rënia e eksporteve pritet madje që për vitin 2025, tha Drejtori i Drejtorisë për Tregtinë e Jashtme në DIHK, Volker Treier./DW

Previous Post

Trump shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë, falenderon mbështetësit myslimanë

Next Post

Përjetoi efekte anësore gjatë trajtimit për kancerin, Mbreti Charles III shtrohet në spital dhe anulon disa takime

Next Post
Përjetoi efekte anësore gjatë trajtimit për kancerin, Mbreti Charles III shtrohet në spital dhe anulon disa takime

Përjetoi efekte anësore gjatë trajtimit për kancerin, Mbreti Charles III shtrohet në spital dhe anulon disa takime

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al