Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kompania e Valon Ademit “2A GROUP” shkatërron pronat private pa leje për aeroportin e Vlorës!

Editor by Editor
January 27, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Kompania e Valon Ademit “2A GROUP” shkatërron pronat private pa leje për aeroportin e Vlorës!
0
SHARES
100
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një skandal i rëndë po trondit fshatin Novoselë, ku banorët akuzojnë hapur një kompani private për shkatërrim të pronës private, marrje të dheut pa leje dhe shkelje flagrante të ligjit, në emër të interesave private dhe me mbështetje politike.

Sipas denoncimeve të banorëve, kompania “2A GROUP”, në pronësi të Valon Ademit, ka hyrë në tokat bujqësore të përfituara ligjërisht me ligjin 7501 dhe po merr masivisht dheun nga parcelat private, pa pëlqimin e pronarëve, pa kontrata dhe pa asnjë marrëveshje ligjore.

Dheu po transportohet me kamionë drejt Aeroportit të Vlorës, ndërsa tokat e banorëve po kthehen në sipërfaqe të shkatërruara dhe të papunueshme. Për banorët, kjo është goditje direkte ndaj jetesës së tyre, pasi toka është burimi i vetëm i të ardhurave.

Situata bëhet edhe më e rëndë, pasi sipas banorëve, Valon Ademi po vepron i mbështetur politikisht, duke përfituar nga konflikti i hapur me ortakun e tij tjetër, Behxhet Pacolli, dhe duke përdorur projektin e aeroportit si mjet për interesa personale. Banorët pretendojnë se ministrja Belinda Balluku dhe Bashkia Vlorë kanë krijuar terren që kompania të veprojë pa pengesa, pa konsultim me pronarët dhe pa respektuar ligjin.

“Na hynë në tokë pa na pyetur, po na marrin dheun dhe po na shkatërrojnë pronën, sepse kanë mbrapa pushtet,” – shprehen banorët e Novoselës, të cilët paralajmërojnë protesta masive nëse kjo situatë nuk ndalet menjëherë.

Ekspertë të pronësisë theksojnë se asnjë orientim verbal nga pushteti vendor nuk mund të justifikojë cenimin e pronës private, ndërsa çdo ndërhyrje pa pëlqimin e pronarit përbën shkelje të rëndë ligjore.

Banorët kërkojnë:
• Ndërprerjen e menjëhershme të punimeve në tokat private
• Transparencë mbi lejet dhe autorizimet e “2A Grup”
• Hetim institucional për rolin e Bashkisë Vlorë
• Verifikim të ndikimit politik në këtë çështje
• Dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara

Previous Post

Kryeministri i Kanadasë në bisedë telefonike me Trump, zyrtari amerikan: Rrëzoi disa nga deklaratat e tij të bëra në Davos.

Next Post

Trupa të humbur, varreza të përmasave të mëdha dhe ‘30 mijë viktima’: çfarë fshihet pas shifrës së viktimave në Iran?

Next Post
Trupa të humbur, varreza të përmasave të mëdha dhe ‘30 mijë viktima’: çfarë fshihet pas shifrës së viktimave në Iran?

Trupa të humbur, varreza të përmasave të mëdha dhe ‘30 mijë viktima’: çfarë fshihet pas shifrës së viktimave në Iran?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al