Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të sjellë humbje financiare

timoni.al by timoni.al
June 3, 2026
in LAJME
0
Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të sjellë humbje financiare
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) miratoi raportin vjetor për Kosovën, duke vlerësuar se viti 2025 ishte “vit i humbur” dhe duke paralajmëruar se edhe disa muaj të vitit 2026 rrezikohen nga kriza politike. Dokumenti paralajmëron se kjo situatë mund të sjellë humbje të fondeve nga Plani i Rritjes i BE-së, për shkak të pamundësisë për të përmbushur kriteret e nevojshme. Paketaja e BE-së për Ballkanin Perëndimor 2024–2027 është 6 miliardë euro, prej të cilave Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro (253 milionë si grante dhe 629 milionë në kredi), shifra që e vendos Kosovën me më shumë fonde për kokë banori në rajon. Sipas raportit, fundi i qershorit është afati kur çdo shtet i rajonit mund të hyjë në “moment të humbjes së përhershme” nëse nuk kryen reformat e dakorduara; burimet në Bruksel paralajmëruan se Kosova mund të humbasë 68.8 milionë euro nëse nuk ndërmerr reformat.

Raporti kujton krizën politike të vitit të kaluar, kur janë mbajtur dy palë zgjedhje parlamentare për shkak të pamundësisë për formimin e institucioneve, dhe vëren se kjo situatë vuri në dyshim fonde nga Plani i Rritjes dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtarë. Kosova do të mbajë zgjedhje parlamentare më 7 qershor, pas dështimit të legjislaturës paraprake për të zgjedhur president. Raportuesi për Kosovën në PE, eurodeputeti Riho Terras, tha se 18 muajt e fundit kanë qenë të vështirë dhe se ngërçi politik ka ndikim të rëndësishëm në të ardhmen e vendit, duke nënvizuar nevojën që Kosova të vazhdojë rrugën evropiane dhe integrimin.

Dokumenti nënvizon çështjet e lirisë së medias, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, por edhe zhvillimet pozitive, si miratimi i vendimeve për Planin e Rritjes nga Kuvendi i Kosovës dhe heqja e masave të Komisionit Evropian. Raporti shpreh mbështetje të fortë për synimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat, i kërkon BE-së të veprojë shpejt për shqyrtim dhe mandat për pyetësorin, dhe i bën thirrje pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën (Rumania, Greqia, Sllovakia, Spanja, Qipro) ta njohin pavarësinë e saj. Raporti rikujton mendimin e GJND-së të vitit 2010 për deklarimin e pavarësisë dhe përshëndet, megjithëse të vonuar, heqjen e masave. Ai gjithashtu kërkon që Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë për zbardhjen dhe dërgimin para drejtësisë të autorëve të sulmit në Banjskë të vitit 2023. Dokumenti do të paraqitet për votim në seancën plenare të Parlamentit Evropian gjatë verës.

Previous Post

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, dëshmon Noizy: Dilte live TikTok, tregonte armë; Me Kleviolin kemi…

Next Post

BE kopjon Shqipërinë në marrëveshjet me vende të treta për qendra emigrantësh

Next Post
BE kopjon Shqipërinë në marrëveshjet me vende të treta për qendra emigrantësh

BE kopjon Shqipërinë në marrëveshjet me vende të treta për qendra emigrantësh

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al