Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kolumbia siguron kualifikimin, Munoz vendos sfidën ndaj RD Kongos dhe dërgon Los Cafeteros në fazën me eliminim direkt

timoni.al by timoni.al
June 24, 2026
in AKTUALITET
0
Kolumbia siguron kualifikimin, Munoz vendos sfidën ndaj RD Kongos dhe dërgon Los Cafeteros në fazën me eliminim direkt
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kolumbia siguroi kualifikimin për në raundin e 32 skuadrave të Kupës së Botës 2026, duke mposhtur Republikën Demokratike të Kongos 1-0 në ndeshjen e Grupit K të zhvilluar në “Estadio Guadalajara”. Amerikanio-jugorët dominuan që në minutat e para dhe krijuan një sërë rastesh të pastra shënimi, por portieri i RD Kongos, Lionel Mpasi, bëri disa pritje vendimtare që mbajtën të paprekur portën e tij gjatë pjesës së parë dhe pjesës së dytë.

Daniel Muñoz ishte pranë golit që në fillim dhe shënoi një gol në pjesën e parë që u anulua për pozicion jashtë loje. Përpara pushimit, Kolumbia regjistroi pesë goditje në kuadrat, por nuk arriti të zhbllokonte rezultatin në 45 minutat e para. Edhe pas rikthimit nga dhomat e zhveshjes, tabloja e lojës mbeti e njëjtë, me Mpasi që vijoi të ishte pengesa kryesore për sulmuesit kolumbianë, duke përcaktuar ritmin e ndeshjes me pritjet e tij.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 76-të kur Daniel Muñoz gjeti cepin e portës me një goditje të saktë dhe realizoi golin që dha avantazhin e vetëm të ndeshjes. Kjo ishte bërë edhe goli i dytë personal i Muñoz në këtë Botëror. Pas këtij golit, Luis Díaz dërgoi topin në rrjetë edhe dy herë të tjera, por të dy golat u anuluan — njëri për faull dhe tjetri për pozicion jashtë loje — dhe nuk ndryshuan shifrat në tabelë.

Në minutat e mbetura, Kolumbia administron avantazhin dhe ruajti rezultatin që i dha tri pikë të merituara. Me këtë fitore, skuadra u ngjit në krye të Grupit K dhe siguroi matematikisht kualifikimin në raundin e 32 skuadrave. Në ndeshjen e fundit të grupit kundër Portugalisë, një fitore ose barazim do t’i mjaftojë për të mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë. Rezultati përfundimtar: Kolumbi 1-0 RD Kongo, Daniel Muñoz 76’. Top Channel.

Previous Post

CR7 thyen heshtjen dhe tregon ‘dhëmbët’ në Kampionatin Botëror: Dy fjalë që paralajmërojnë kundërshtarët

Next Post

Autoritetet japoneze paralajmërojnë për përmbytje të mundshme në Nagasaki, bëjnë thirrje për evakuim të 380 mijë banorëve

Next Post
Autoritetet japoneze paralajmërojnë për përmbytje të mundshme në Nagasaki, bëjnë thirrje për evakuim të 380 mijë banorëve

Autoritetet japoneze paralajmërojnë për përmbytje të mundshme në Nagasaki, bëjnë thirrje për evakuim të 380 mijë banorëve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al