Më 25 shtator pritet të zgjidhen tre anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), pas procesit të nisur nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve. Votimi që do të zhvillohet gjatë mbledhjes do të përcaktojë përfaqësuesit e tre niveleve të sistemit gjyqësor: Gjykatës së Lartë, gjykatave të apelit dhe gjykatave të shkallës së parë.
Për vendin që i përket Gjykatës së Lartë konkurrojnë dy gjyqtarë: Arbena Ahmeti dhe Sandër Simoni. Për përfaqësimin e Gjykatave të Apelit në garë janë Igerta Hysi dhe Fatri Islamaj. Ndërsa për vendin që përfaqëson Gjykatat e Shkallës së Parë kandidatët janë tre: Matilda Llangozi, Brunilda Kadi dhe Manjola Xhaxho.
Procesi i zgjedhjes do të zhvillohet gjatë mbledhjes së parashikuar për 25 shtator, ku anëtarët e zgjedhur do të përcaktohen me votë. Në përfundim të votimit do të përcaktohen tre gjyqtarët që do të bëhen pjesë e përbërjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke përfaqësuar nivelet përkatëse të gjyqësorit.

