Universiteti i Oksfordit ruan vendin e parë në renditjen Times Higher Education World University Rankings 2027 për të 11-in vit radhazi, me një rezultat të përgjithshëm prej 97.9 pikësh. Renditja këtë vit përfshin 2,297 universitete nga 118 vende dhe territore dhe vlerëson institucionet në fusha si cilësia e mësimdhënies, mjedisi kërkimor, cilësia e kërkimit, bashkëpunimi me industrinë dhe perspektiva ndërkombëtare.
Në vendin e dytë renditet Massachusetts Institute of Technology (MIT) me 97.8 pikë, ndërsa vendin e tretë e ndajnë Princeton University dhe Stanford University, të dyja me 97.0 pikë. University of Cambridge është i pesti me 96.9 pikë, i ndjekur nga Harvard University me 96.7 pikë dhe California Institute of Technology (Caltech) me 96.5 pikë. Imperial College London renditet i tetë me 95.2 pikë, kurse në pozicionet 9 dhe 10 janë University of California, Berkeley dhe Yale University, të dyja me 94.3 pikë.
Renditja zyrtare e dhëna për 10 universitetet e para:
1. University of Oxford – Mbretëria e Bashkuar – 97.9
2. Massachusetts Institute of Technology (MIT) – SHBA – 97.8
3. Princeton University – SHBA – 97.0
4. Stanford University – SHBA – 97.0
5. University of Cambridge – Mbretëria e Bashkuar – 96.9
6. Harvard University – SHBA – 96.7
7. California Institute of Technology (Caltech) – SHBA – 96.5
8. Imperial College London – Mbretëria e Bashkuar – 95.2
9. University of California, Berkeley – SHBA – 94.3
10. Yale University – SHBA – 94.3
Një zhvillim i rëndësishëm i renditjes së vitit 2027 është përforcimi i pozicioneve të universiteteve aziatike. Tsinghua University në Kinë ngjitet në vendin e 11-të, duke kaluar ETH Zurich të Zvicrës. National University of Singapore (NUS) hyri për herë të parë në 15-shen e parë, dhe për herë të parë tre universitete aziatike janë pjesë e 15-shes së parë. Sipas klasifikimit, Azia tejkalon Evropën kontinentale në këtë renditje, çka ilustron rritjen e praniës së universiteteve aziatike në skenën akademike ndërkombëtare.
Renditja e Times Higher Education bazohet në një sërë treguesish që synojnë të matin performancën e universiteteve në mësimdhënie, kërkim shkencor, ndikimin e kërkimit, lidhjet me industrinë dhe ndërkombëtarizimin.

