Monday, December 15, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Ekonomi

“Këtej lufta, andej uria”/ Analiza e DW: Problemet më të mëdha i kemi përpara

Editor by Editor
March 9, 2022
in Ekonomi, Vendi
0
“Këtej lufta, andej uria”/ Analiza e DW: Problemet më të mëdha i kemi përpara
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimi për grurin përditë po shënon shifra rekord. Në bursën e derivateve në Çikago, bursa më e rëndësishme për produktet bujqësore, ky çmim tani është 50% më i lartë se para sulmit rus në Ukrainë. Arsyeja për çmimin tani në stratosferë të grurit lidhet me faktin, se të dyja vendet në luftë, Ukraina dhe Rusia janë ndër eksportueset kryesore të grurit në botë.

Pjesa më e madhe e prodhimit botëror të grurit konsumohet aty ku është mbjellë. Pjesa tjetër tregtohet në tregjet ndërkombëtare.
“Tek këto tregje Ukraina dhe Rusia kanë së bashku gati një të tretën”, thotë ekonomisti për bujqësinë, Matin Qaim, drejtor i Qendrës për Studimet Zhvillimore, (ZEF) në Bonn për DW.

Rusia është prodhuesja kryesore e grurit në botë. Ukraina zë vendin e pestë. Mes tyre qëndrojnë SHBA, Kanadaja dhe Franca. Sipas Qaim, shumica e drithërave nga Rusia dhe Ukraina eksportohen në verë dhe në vjeshtë.

“Pra problemet më të mëdha i kemi përpara.” Lufta nuk vështirëson vetëm eksportin e rezervave ekzistuese, por nëse ajo vazhdon gjatë, në Ukrainë nuk mbillet dhe nuk korret në sasinë e duhur prodhimi.

Vendet në zhvillim në varësi

Një situatë e tillë e rrit edhe më shumë çmimin e grurit. Për vendet blerëse një problem i jashtëzakonshëm, sepse mes tyre janë vendet në zhvillim, që janë të varura nga importet e arikujve ushqimorë. “Vendet si Libani dhe Egjipti importojnë pjesën më të madhe të artikujve bazë ushqimorë, shpesh në 70-90%”, thotë Qaim. Edhe Kenia është shumë e varur nga importimi i grurit, ashtu si edhe Turqia.

Uria do të shtohet

Nuk është vetëm gruri, ku Rusia dhe Ukraina kanë një pjesë të madhe tregu në tregjet botërore. Tek misri dhe elbi ato kanë po ashtu një pjesë të rëndësishme, 20% të tregut botëror, tek vaji i lulediellit madje 80%. “Ne shohim rritje çmimesh jo vetëm tek gruri, por edhe tek artikuj të tjerë ushqimorë”, thotë ekonomisti Matin Qaim. Për më të varfrit në vendet në zhvillim kjo do të thotë më shumë uri.

“Ata nuk mund të bëjnë gjë tjetër, veçse të ushqehen më pak. Vërtet që ka disa vende, mes tyre Kina dhe India që kanë rezerva të mëdha. Sigurisht ato mund t’i zvogëlojnë rezervat dhe të rrisin ofertën e grurit”, thotë Qaim, por kjo nuk mjafton për të kompensuar humbjet.

Sanksionet dhe artikujt ushqimorë

Në Rusi edhe më tej po mbillen drithëra e produkte të tjera, por “pyetja që shtrohet është nëse do të mundësojmë eksportimin e arikujve ushqimorë për të penguar një katastrofë humanitare, dëmet kolaterale të luftës në pjesë të tjera të botës”, thotë drejtori i qendrës ZEF, Matin Qaim. Sanksionet kundër Rusisë nuk vështirësojnë vetëm eksportet, por edhe pagesat, sepse disa banka ruse janë përjashtuar nga sistemi ndërkombëtar i pagesave.

“Ne duhet të diskutojmë me seriozitet për raste përjashtuese për artikujt ushqimorë”, thotë Qaim. Zhvillimet e tjera varen nga luftimet. Ka një rrezik real, që edhe në Ukrainë të kemi krizë urie, në një vend, që për shkak të tokës kaq prodhuese u quajt edhe “hambari i Europës”.

Previous Post

Qendra masazhi për prostitucion/ Jepet vendimin për ish-konkurrentin e “Përputhen”

Next Post

“Foshnjat janë pa ilaçe dhe ushqim”/ Ukraina ngre alarmin: Mbi 400 mijë njerëz po mbahen peng nga Rusia

Next Post
“Foshnjat janë pa ilaçe dhe ushqim”/ Ukraina ngre alarmin: Mbi 400 mijë njerëz po mbahen peng nga Rusia

"Foshnjat janë pa ilaçe dhe ushqim”/ Ukraina ngre alarmin: Mbi 400 mijë njerëz po mbahen peng nga Rusia

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

December 15, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025
“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

December 15, 2025
"Topi i Artë" i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

“Topi i Artë” i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

December 15, 2025
Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?
Lajmi Fundit

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

by timoni.al
December 15, 2025
0

Gratë po e mbrojnë Catherine Zeta-Jones pas kritikave për pamjen e saj gjatë një eventi të fundit në Los Anxhelos....

Read moreDetails
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025
“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

December 15, 2025
"Topi i Artë" i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

“Topi i Artë” i jepet Bekim Balajt, ndërsa Gjimshiti shpallet lojtari më i mirë nga shokët e Kombëtares – Shpallja e çmimeve në mbrëmjen gala.

December 15, 2025
Donald Trump shpreh optimizëm: Jemi më pranë arritjes së paqes në Ukrainë se kurrë më parë.

Donald Trump shpreh optimizëm: Jemi më pranë arritjes së paqes në Ukrainë se kurrë më parë.

December 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

December 15, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al