Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Këshilli i Ministrave merr vendimin/ Kompania “ALBTrace Co” do të marrë kontrollin e gjurmimit të kanabisit mjekësor në Shqipëri

Editor by Editor
July 10, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Këshilli i Ministrave merr vendimin/ Kompania “ALBTrace Co” do të marrë kontrollin e gjurmimit të kanabisit mjekësor në Shqipëri
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka caktuar në mbledhjen e sotme kompaninë që do të merret me shenjimin dhe gjurmueshmërinë e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.

Me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi që kompania e autorizuar për realizimin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë së kanabisit është shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a.

Kjo kompani do të ketë përgjegjësinë për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale që do të përdoren për produktet që i nënshtrohen akcizës.

VENDIMI I PLOTË: 

VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT TË AUTORIZUAR PËR REALIZIMIN E SHENJIMIT DHE GJURMUESHMËRISË.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 34, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: Autoriteti i autorizuar për realizimin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë, sipas ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, është shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a.

Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”’, thuhet në vendim.

Previous Post

“Edhe të dënuarit e PS-së janë viktima të kryeministrit”, Salianji: Ramës çdo njeri i lirë i duket problematik, sepse kjo është natyra e autokratëve

Next Post

Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre alarmin: Turizmi në rrezik, shkak mungesa e ujit, zjarret në Landfille dhe ndërtimet në sezon!

Next Post
Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre alarmin: Turizmi në rrezik, shkak mungesa e ujit, zjarret në Landfille dhe ndërtimet në sezon!

Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre alarmin: Turizmi në rrezik, shkak mungesa e ujit, zjarret në Landfille dhe ndërtimet në sezon!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al