Friday, October 17, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kërkonin lirimin e fëmijëve, avokati u merr 15 mijë Euro dhe zhduket ditën e gjyqit

Editor by Editor
March 1, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE
0
Kërkonin lirimin e fëmijëve, avokati u merr 15 mijë Euro dhe zhduket ditën e gjyqit
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emisioni “Stop” denoncon sonte rastin e marrjes së 15 mijë eurove nga një avokat dhe ky i fundit më pas u zhduk.

Bëhet fjalë për avokatin Artan Gjuzi, për të cilin “Stop” ka transmetuar disa raste me mashtrimet e tij dhe qytetarët vazhdojnë të kërkojnë mbrojtjen ndaj tij.

Veli Xhelali dhe Xhevrie Beçi, prindërit e Mateo Xhelilit dhe Izmir Beçit, dy shokë që u kapën duke transportuar dy shtetas marokenë, denoncojnë avokatin se u mori paratë e nuk u dha mbrojtje fëmijëve të tyre. Gjykata i dënoi ata me nga 3.4 vjet secilin.

Avokati Gjuzi u kërkoi 7500 Euro për mbrojtjen dhe 7500 Euro për ditën e vendimit të gjykatës, me pretendimin se ata nuk do të dënoheshin.

Veli Xhelali: Jam babai i Mateo Xhelalit. Ai është dënuar nga Gjykata e Gjirokastra për transport për 2 marokenë nga Gjirokastra drejt Tiranës. Është dënuar 3.4 vite burg. Problemi është te avokati se na ka mashtruar, mbrojtjen na i mori Artan Gjuzi për t’i nxjerrë nga burg. Na i la gjyqin përgjysmë. Me kontratë noteriale na tha 7500 Euro në fillim dhe 7500 Euro në fund kur të dalë nga dera e burgut. I kemi dhënë 15 mijë Euro. Ai nuk erdhi fare në gjyq, bëri dorëheqje.

Xhevrie Beçi: Jam nëna e Izmir Beçit, çunin e kam 30 vjeç, më është kapur në Gjirokastër për klandestinë. Edhe ai është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg.

Por avokati nuk u shfaq fare në gjykatë dhe djemtë u dënuan. Artan Gjuzi mori 15 mijë Euro edhe pse kishte nënshkruar një deklaratë noteriale, ku thuhej se nëse avokati nuk i përmbahej premtimeve, do të kthente paratë.

Veli Xhelali: Pas deklaratës noteriale të Nëntorit, na bën edhe një deklaratë me shkrim dore për të shtyrë afatin. Na i mbushi mendjen. Pas kësaj, bëri akt noterial tjetër për të na shtyrë afatin e dhënies së lekëve. Muaj për muaj na ka shtyrë. Për Vitin e Ri më tha do të t’i jap se s’bën, kaloi Viti i Ri edhe paratë me sy nuk i shikojmë. Aktet noteriale i kam paguar unë.

Veli Xhelali dhe Xhevrie Beçi tregojnë se u munduan ta kontaktonim avokatin, por ai shmangej e fshihej.

Veli Xhelali: Ditën e gjyqit i ka çuar prokurorit të Gjirokastrës mesazh, i ka thënë bëj dorëheqje se një nga ata çunat nuk është përgjigjur në pagesë. Ne paratë ja kishim dhënë.

Xhevrie Beçi: Më thotë rri pa merak se lekët e tua do t’i marrësh. Kemi shkuar gjithëkund duke e kërkuar edhe do t’ua kthej, mos u mërzisni, do t’ua kthej sot, nesër, pasnesër. Unë personalisht nuk e kam takuar më.

Veli Xhelali: I kam bërë denoncim në polici, më kanë thënë me këtë noteri që ke ti ik hap gjyq, s’ka punë policia. Nuk i jam drejtuar gjykatës, erdha te Stop.

Veli Xhelali: Duam paratë të na kthehen mbrapsht siç ja kemi dhënë. Fëmijët na mbetën në burg, dorëheqje bëri, duam paratë siç ja kemi dhënë të na i kthejë.

Xhevrie Beçi: Të zbatojë aktin noterial që ka bërë, të më kthejë lekët se çuni po më vuan dënimin.

Avokati Artan Gjuzi nuk u paraqit në gjyq dhe u zhduk duke mos u kthyer paratë. Gazetarja e Stop shkoi në zyrën e avokatit disa herë dhe aty nuk kishte asnjë njeri.

Në fund, avokati Artan Gjuzi kontaktohet nga gazetarja e “Stop”. Gjuzi edhe një herë premton se do t’ua kthejë paratë qytetarëve.

Avokati Artan Gjuzi: Odeta, të kuptova! Mos u lodh kot të më flasësh aty si zogjt! A do më dëgjosh, apo nuk do më dëgjosh? Të mora me shumë respekt, të më dëgjosh. Nuk ka nevojë askush të ndërhyjë! Do zgjidhet! Unë i kam pranu kushtet e atyre, si kanë dash ato. Edhe njëherë Odeta, i thuaj zotërinjve, të vijnë ta mbyllim atë historinë, dhe do bëjmë deklaratën, që u likujduam dhe mirupafshim. Fjalë burrash, po pa ty, ose pa kamera!

Denoncuesit Veli Xhelali dhe Xhevrie Beçi, tregojnë se pasi foli gazetarja me avokatin, ky i fundit premtoi kthimin e parave më 18 Shkurt. Dhe kështu ndodhi, duke u dhënë 10 mijë Euro.

Pjesën e mbetur të parave prej 5 mijë Euro, avokati Gjuzi premtoi se do t’ua japë në mesin e muajit Mars.

Previous Post

Ermiona e mërzitur me Kiarën? E fut në kategorinë e “hienave”

Next Post

Para se të kryente masakrën me kallashnikov, Dan Hutra çoi në banak foshnjën 1-muajshe. Njëra prej viktimave ishte shtatzënë!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Incident i rëndë në Prizren: burri sulmon me thikë gruan dhe vajzën e tij, të dyja në gjendje kritike.

Incident i rëndë në Prizren: burri sulmon me thikë gruan dhe vajzën e tij, të dyja në gjendje kritike.

October 17, 2025
"UÇK-ja është një shkak krenarie për çdo shqiptar" / Presidenti Begaj pritet në zyrë nga kreu i BDI-së për protestën në Tiranë.

“UÇK-ja është një shkak krenarie për çdo shqiptar” / Presidenti Begaj pritet në zyrë nga kreu i BDI-së për protestën në Tiranë.

October 17, 2025
Gjykata e Lartë bën thirrje për përjashtimin e Holta Zaçajt nga shqyrtimi i kërkesës së Naureda Llagamit.

Gjykata e Lartë bën thirrje për përjashtimin e Holta Zaçajt nga shqyrtimi i kërkesës së Naureda Llagamit.

October 17, 2025
Goditje e madhe për Chelsea-n, Maresca zbulon se Cole Palmer ka pësuar një dëmtim/ Ja sa javë do të jetë jashtë lojës ylli i “Bluve”

AKTUALITET

Incident i rëndë në Prizren: burri sulmon me thikë gruan dhe vajzën e tij, të dyja në gjendje kritike.

by timoni.al
October 17, 2025
0

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Prizren, ku një burrë ka plagosur me thikë gruan dhe vajzën e tij...

Read moreDetails
"UÇK-ja është një shkak krenarie për çdo shqiptar" / Presidenti Begaj pritet në zyrë nga kreu i BDI-së për protestën në Tiranë.

“UÇK-ja është një shkak krenarie për çdo shqiptar” / Presidenti Begaj pritet në zyrë nga kreu i BDI-së për protestën në Tiranë.

October 17, 2025
Gjykata e Lartë bën thirrje për përjashtimin e Holta Zaçajt nga shqyrtimi i kërkesës së Naureda Llagamit.

Gjykata e Lartë bën thirrje për përjashtimin e Holta Zaçajt nga shqyrtimi i kërkesës së Naureda Llagamit.

October 17, 2025
Goditje e madhe për Chelsea-n, Maresca zbulon se Cole Palmer ka pësuar një dëmtim/ Ja sa javë do të jetë jashtë lojës ylli i “Bluve”

Goditje e madhe për Chelsea-n, Maresca zbulon se Cole Palmer ka pësuar një dëmtim/ Ja sa javë do të jetë jashtë lojës ylli i “Bluve”

October 17, 2025
39-vjeçari dërgohet në spital pas dhunës me sende të forta, policia nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e agresorëve.

Vizitë e rreme për një të arrestuar, mjeku dhe infermierja në Gjirokastër përjashtohen nga detyra.

October 17, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Incident i rëndë në Prizren: burri sulmon me thikë gruan dhe vajzën e tij, të dyja në gjendje kritike.

Incident i rëndë në Prizren: burri sulmon me thikë gruan dhe vajzën e tij, të dyja në gjendje kritike.

October 17, 2025
"UÇK-ja është një shkak krenarie për çdo shqiptar" / Presidenti Begaj pritet në zyrë nga kreu i BDI-së për protestën në Tiranë.

“UÇK-ja është një shkak krenarie për çdo shqiptar” / Presidenti Begaj pritet në zyrë nga kreu i BDI-së për protestën në Tiranë.

October 17, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al