Saturday, July 19, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kërkojmë dorëzimin e Radoiçiç dhe 44 të tjerëve”, Kurti: Të akuzuarit për sulmin e Banjskës, më afër Vuçiç sesa mbrojtja e tij e afërt

Editor by Editor
June 30, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
“Kërkojmë dorëzimin e Radoiçiç dhe 44 të tjerëve”, Kurti: Të akuzuarit për sulmin e Banjskës, më afër Vuçiç sesa mbrojtja e tij e afërt
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se të akuzuarit për sulmin në Banjskë gjenden shumë afër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, madje, sipas tij, më afër sesa mbrojtja e tij e afërt. Kurti kërkoi sërish që ata t’iu dorëzohen autoriteteve kosovare.

Kurti i bëri këto komente gjatë një ngjarjeje të hënën, pasi në rrjetet sociale u publikuan pamje dhe fotografi që shfaqnin disa persona para ndërtesës së Presidencës së Serbisë, gjatë protestës së së shtunës, për të cilët pretendohet se janë të akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë. Radio Evropa e Lirë po verifikon identitetin e tyre. Kurti tha se kjo dëshmon se ekzekutivi i tij ka pasur të drejtë kur ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” më 2023.

“Në Banjskë të Zveçanit, në fund të shtatorit e vranë rreshterin tonë policor, Afrim Bunjaku, dhe ne kërkojmë dorëzimin e kryekriminelit, kryeterroristit Millan Radoiçiç me 44 paramilitarë të tjerë të cilët morën pjesë në sulmin terrorist e kriminal të shtatorit të vitit 2023. Tash, të njëjtit janë më afër sesa mbrojtja e afërt e presidentit të Serbisë [Aleksandar Vuçiç]”, tha Kurti gjatë një deklarimi për gazetarë në Bardhosh të Prishtinës.

Sipas tij, imazhet e kapura para ndërtesës së Presidencës serbe, tregojnë se sulmi në Banjskë më 2023 u krye nga një grup “kriminal e terrorist” që ishte “i dirigjuar, financuar nga Beogradi” dhe, siç tha Kurti, nuk ishte grup huliganësh.

“Janë njerëz të cilët janë ushtruar në Serbi, i marrin urdhrat prej andej dhe kanë bërë agresion në Kosovë. Ata duhet t’i dorëzohen Kosovës. Kjo flet se ne kemi pasur gjithçka të drejtë dhe tregon gjithçka për regjimin e Beogradit, i cili në njërën anë vepron kësisoj për shkak se i mohon krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e në anën tjetër vetëm sa e rrit bashkëpunimin me Kremlinin, me presidentin despotik, Vladimir Putin”, tha Kurti.

Në Kosovë është duke u zhvilluar gjykimi për rastin e Banjskës ndaj tre personave, ndërkaq në aktakuzën për sulmin e armatosur janë përfshirë 45 persona. Gjatë këtij sulmi ishte vrarë polici Afrim Bunjaku. Ndërkaq, gjatë këmbimit të zjarrit me grupin e serbëve të armatosur u vranë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë.

Për Radoiçiçin dhe 41 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati, prokurorët kishin kërkuar gjykim në mungesë, por Gjykata Themelore e ka hedhur poshtë kërkesën e tyre si të “pabazuar”. Serbia mohon akuzat e Kosovës se Beogradi qëndron prapa sulmit të armatosur në Banjskë, që Prishtina e cilëson si terrorist. Kosova vazhdimisht i ka kërkuar Serbisë që t’i dorëzojë personat e akuzuar për rastin në Banjskë. Thirrje që ata të përballen me drejtësinë ka bërë edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara./REL

Previous Post

Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme

Next Post

Si kontrollohen mediat? Rasti ‘Rama’ dhe propaganda qeveritare

Next Post
Si kontrollohen mediat? Rasti ‘Rama’ dhe propaganda qeveritare

Si kontrollohen mediat? Rasti ‘Rama’ dhe propaganda qeveritare

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Trump padit Wall Street Journal, kërkon 10 miliardë dollarë

Trump padit Wall Street Journal, kërkon 10 miliardë dollarë

July 19, 2025
Sapo doli nga marketi “Golfi” e mori para, plagoset këmbësori në Lezhë, dërgohet në spital

Sapo doli nga marketi “Golfi” e mori para, plagoset këmbësori në Lezhë, dërgohet në spital

July 19, 2025
Berisha takim me Alessandro Battilocchion: Forza Italia, gjithmonë në krah të Shqipërisë! PD do ta vijojë luftën e saj në çbërjen e farsës së 11 majit

Berisha takim me Alessandro Battilocchion: Forza Italia, gjithmonë në krah të Shqipërisë! PD do ta vijojë luftën e saj në çbërjen e farsës së 11 majit

July 19, 2025
VIDEO/ U kërkoi që të mos luajnë me top pranë pushuesve, të rinjtë në Durrës përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave, e shtyjnë dhe e hedhin në rërë

AKTUALITET

Trump padit Wall Street Journal, kërkon 10 miliardë dollarë

by Editor
July 19, 2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur një padi për shpifje kundër gazetës Wall Street Journal dhe pronarëve të saj, përfshirë...

Read moreDetails
Sapo doli nga marketi “Golfi” e mori para, plagoset këmbësori në Lezhë, dërgohet në spital

Sapo doli nga marketi “Golfi” e mori para, plagoset këmbësori në Lezhë, dërgohet në spital

July 19, 2025
Berisha takim me Alessandro Battilocchion: Forza Italia, gjithmonë në krah të Shqipërisë! PD do ta vijojë luftën e saj në çbërjen e farsës së 11 majit

Berisha takim me Alessandro Battilocchion: Forza Italia, gjithmonë në krah të Shqipërisë! PD do ta vijojë luftën e saj në çbërjen e farsës së 11 majit

July 19, 2025
VIDEO/ U kërkoi që të mos luajnë me top pranë pushuesve, të rinjtë në Durrës përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave, e shtyjnë dhe e hedhin në rërë

VIDEO/ U kërkoi që të mos luajnë me top pranë pushuesve, të rinjtë në Durrës përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave, e shtyjnë dhe e hedhin në rërë

July 19, 2025
“Nëse pushon në Green Coast tek Samir Mane, ose je i korruptuar, ose trafikant – se aty nuk ka vend për njerëz të ndershëm”

“Nëse pushon në Green Coast tek Samir Mane, ose je i korruptuar, ose trafikant – se aty nuk ka vend për njerëz të ndershëm”

July 19, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Trump padit Wall Street Journal, kërkon 10 miliardë dollarë

Trump padit Wall Street Journal, kërkon 10 miliardë dollarë

July 19, 2025
Sapo doli nga marketi “Golfi” e mori para, plagoset këmbësori në Lezhë, dërgohet në spital

Sapo doli nga marketi “Golfi” e mori para, plagoset këmbësori në Lezhë, dërgohet në spital

July 19, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al