Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme lë në burg Erion Veliajn

Editor by Editor
June 17, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme lë në burg Erion Veliajn
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Ndërkohë për biznesmenin Elman Abule është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, dhe jo “detyrim paraqitje” siç ai kishte kërkuar.

Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, ndryshe nga biznesmeni Abule. Avokati i kryebashkiakut të Tiranës kërkoi zëvendësimin e masës dhe ofroi garanci pasurore, por kërkesa nuk u pranua nga togat e zeza.

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur si argument të ri në seancë, faktin se apartamenti mbi shtëpinë e kryebashkiakut zotërohet në mënyrë të tërthortë nga çifti Xoxa-Veliaj.

Arrestimi i Erion Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

Previous Post

Hetimi për sigurimet, si Banka Credins dhe SICRED ranë në “kurthin” që ngritën për bankat e tjera

Next Post

Kërkoi liri me kusht, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin

Next Post
Kërkoi liri me kusht, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin

Kërkoi liri me kusht, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al