Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kërkohej prej dy ditësh, Forca e Sigurisë së Kosovës gjejnë trupin e pajetë të 33-vjeçarit në liqenin e Ujmanit

Editor by Editor
July 29, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Kërkohej prej dy ditësh, Forca e Sigurisë së Kosovës gjejnë trupin e pajetë të 33-vjeçarit në liqenin e Ujmanit
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVA- Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur në pasditen e së martës se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i cili ishte hedhur në të dy ditë më parë. Ujmani gjendet në Zubin Potok, një nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Përmes një postimi në Facebook, FSK-ja ka thënë se operacioni është zhvilluar në koordinim me Policinë e Kosovës, misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

“Trupi u është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme hetimore“, është thënë mes tjerash në Facebook.

Operacioni është realizuar me urdhër të komandantit të FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari. Dislokimi i FSK-së në veri të vendit është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s. Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së. Më herët gjatë ditës, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se FSK-ja u angazhua në mbështetje të autoriteteve civile.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK-së kanë filluar operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejt të nxirret trupi i mërgimtarit dhe t’i lehtësohet dhimbja familjes”, shkroi Maqedonci në Facebook.

Ndërkaq, gjatë një prononcimi për media në Ujman, drejtori ekzekutiv i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent, Genc Metaj, tha se kjo agjenci një ditë më parë ka parashtruar kërkesën për angazhimin e FSK-së në operacionin e kërkimit. Nga misioni i KFOR-it konfirmuan se komandanti i saj, gjeneralmajor Enrico Barduani, autorizoi FSK-në të dislokojë ekipe të kërkim-shpëtimit në zonën e liqenit të Ujmanit. Në njoftimin e KFOR-it thuhet se autorizimi është dhënë për arsye humanitare, në përputhje të plotë me kompetencat e komandantit të KFOR-it.

“Operacioni zhvillohet nën kushte specifike të vendosura nga KFOR-i, i cili gjithashtu do të sigurojë mbarëvajtjen e tij”, thuhet në njoftim.

“Angazhimi i FSK-së në këtë rast është në përputhje me mandatin e saj fillestar, që përfshin ndihmë për komunitetet lokale në raste katastrofash natyrore dhe operacione të kërkim-shpëtimit”.

Pas këtij rasti Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kërcejnë nga ura në Ujman. Ndryshe, FSK-ja është në proces të transformimit të saj në ushtri, pas ndryshimeve ligjore të miratuara. Ky proces pritet të përmbyllet më 2028./ REL

Previous Post

“Plaku matuf”, “Lambo”, “Cinco”, “Santucio”- Zbulohen nofkat e grupit kriminal të kokainës nga Amerika Latine! Nga Hoxhosmani tek Ndreaj e Dervishaj, bisedat në SKYECC

Next Post

U kapën me kokainë në banesë, arrestohet 51-vjeçari shqiptar dhe partnerja e tij italiane në Zvicër

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Mateo ndjen xhelozi për Brikenën? Banorja përqafohet me Alession, ndërkohë që Juela shtron një pyetje: Si është e mundur të mos ndihesh për dikë që të ka ofruar më shumë?

February 10, 2026
Protesta e opozitës: Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 21 individë janë të shtruar në spitalin “Nënë Tereza”, ndër të cilët 19 janë punonjës policie.

Ekipi fiziko-ntë lojtarëve të kombëtares zbulon për planin e së ardhmes të Vlahovic.

Big Brother: Luizi mahnitet nga pajtimi me vajzën e tij, në të njëjtin vend ku tri vjet më parë paraqiti këngën për Kiarën.

KRYESORE

by timoni.al
February 10, 2026
0

Gjatë një momenti emocional, Brikena i dhuroi një përqafim Alessios pas një rrëfimi prekës nga ai, duke shkaktuar diskutime ndër...

Read moreDetails
Protesta e opozitës: Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 21 individë janë të shtruar në spitalin “Nënë Tereza”, ndër të cilët 19 janë punonjës policie.

Protesta e opozitës: Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 21 individë janë të shtruar në spitalin “Nënë Tereza”, ndër të cilët 19 janë punonjës policie.

February 10, 2026
Ekipi fiziko-ntë lojtarëve të kombëtares zbulon për planin e së ardhmes të Vlahovic.

Ekipi fiziko-ntë lojtarëve të kombëtares zbulon për planin e së ardhmes të Vlahovic.

February 10, 2026
Big Brother: Luizi mahnitet nga pajtimi me vajzën e tij, në të njëjtin vend ku tri vjet më parë paraqiti këngën për Kiarën.

Big Brother: Luizi mahnitet nga pajtimi me vajzën e tij, në të njëjtin vend ku tri vjet më parë paraqiti këngën për Kiarën.

February 10, 2026
Premier League: Chelsea pëson një humbje të papritur, “Blutë” mposhten nga Leeds në kampionat.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mateo ndjen xhelozi për Brikenën? Banorja përqafohet me Alession, ndërkohë që Juela shtron një pyetje: Si është e mundur të mos ndihesh për dikë që të ka ofruar më shumë?

Mateo ndjen xhelozi për Brikenën? Banorja përqafohet me Alession, ndërkohë që Juela shtron një pyetje: Si është e mundur të mos ndihesh për dikë që të ka ofruar më shumë?

February 10, 2026
Protesta e opozitës: Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 21 individë janë të shtruar në spitalin “Nënë Tereza”, ndër të cilët 19 janë punonjës policie.

Protesta e opozitës: Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 21 individë janë të shtruar në spitalin “Nënë Tereza”, ndër të cilët 19 janë punonjës policie.

February 10, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al