Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Kërkesat për qeveri tranzitore 12-mujore, Rama: Zëdhënësi i interesave të Iranit e lexoi; PS del më e fortë

timoni.al by timoni.al
June 22, 2026
in KRYESORE, POLITIKE
0
Kërkesat për qeveri tranzitore 12-mujore, Rama: Zëdhënësi i interesave të Iranit e lexoi; PS del më e fortë
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas leximin të pesë kërkesave të protestuesve nga aktivisti Dritan Goxhaj në tubimin e sotëm. Përmes një videoje ku shfaqen postime të Goxhajt me pikëpamje pro Iranit, Rama shkruan: “Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit ‘intelektual’ të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?¿” dhe shton: “Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm”. Në fund të reagimit të tij, Rama thotë se Goxhaj “nuk është gjë tjetër veçse një zëdhënës i interesave të Iranit.”

Kërkesat e lexuara nga Goxhaj në emër të Grupit Koordinues të Protestës, pas 22 ditësh dëgjimi të propozimeve të sovranit, përfshijnë vijimësisht:

1) Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë.

2) Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

3) Ndryshime Kushtetuese për barazinë e të gjithë shtetasve para ligjit dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera:
– Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
– Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;
– Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4) Në mënyrë paralele, anulimin e disa ndryshimeve ligjore dhe paketave:
– Anulimin e ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
– Anulimin e ndryshimeve në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;
– Shfuqizimin e “Paketës së Maleve”;
– Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.

5) Hartimin e një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës.

Deklarata përfundon se këto janë kërkesa të qarta, legjitime dhe të panegociueshme, të dala nga zëri i qytetarëve dhe se grupi mbetet i vendosur në rrugën e protestës paqësore, demokratike dhe qytetare deri në realizimin e tyre. Top Channel.

Previous Post

Messi dhe rekordi 18 golash: I preferuari im? Nuk i kujtoj të gjithë, i lumtur për kualifikimin

Next Post

Konflikt në Vlorë, policia shoqëron disa qytetarë në komisariat

Next Post
Konflikt në Vlorë, policia shoqëron disa qytetarë në komisariat

Konflikt në Vlorë, policia shoqëron disa qytetarë në komisariat

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al