Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Katër plumba në drejtim të Curajt, konflikti nisi për çështje borxhi. Polici ndërhyri për t’i ndarë, autori: E zgjidhim vetë!

Editor by Editor
December 18, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Katër plumba në drejtim të Curajt, konflikti nisi për çështje borxhi. Polici ndërhyri për t’i ndarë, autori: E zgjidhim vetë!
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet plagosja me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Aleksandër Curaj u plagos me armë zjarri rreth orës  9:00 te zona e këmbimit valutor në qendër të qytetit të Shkodrës.

Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori i plagosjes është identifikuar si  Dedë Bici, i cili është larguar me një biçikletë në drejtim të kryqëzimit të ish degës ndërsa policia po punon për gjetjen dhe kapjen e tij pasi është identifikuar nga kamerat e sigurisë. Ndërkohë pas plagosjes një dëshmitare i dha ndihmën e shpejtë ndërsa tregon se si ndodhi ngjarja.

Autori i dyshuar Dedë Bici dhe i plagosuri Aleksandër Curaj dyshohet se pak minuta para ngjarjes janë konfliktuar fizikisht. Një efektiv policie ka hyrë mes tyre për t’i ndarë, por i janë drejtuar policit duke i thënë se e zgjidhim vetë konfliktin se kemi një problem lekësh.

Pas sherrit fizik autori ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar katër herë në trup 40 vjeçarin i cili iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë policia vendore e Shkodrës dyshon se plagosja ka ndodhur për shkak të një borxhi që i plagosuri i ka patur autorit të dyshuar. 40 vjeçari Aleksandër Curaj kohët e fundit punonte me policinë private si efektiv security dhe nuk njihej si një person problematik.

Policia po punon për të zbardhur të plotë këtë plagosje ndërsa në vendin e ngjarjes bashkë uniformat blu mbërriti edhe prokurori Gëzim Spahiu.

Previous Post

LIVE SHORTI CHAMPIONS/ Zbulohen tre çiftet e para, Barcelona ndeshet me…

Next Post

Protesta e opozitës, Vasili: Nuk kemi më parlament, kemi një kazermë të Gardës

Next Post
Protesta e opozitës, Vasili: Nuk kemi më parlament, kemi një kazermë të Gardës

Protesta e opozitës, Vasili: Nuk kemi më parlament, kemi një kazermë të Gardës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al