Friday, July 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Katër gjyqtarë të Kushtetueses: Arresti ndaj Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, joproporcional dhe cenon mandatin e fituar me votë

timoni.al by timoni.al
July 3, 2026
in AKTUALITET
0
Katër gjyqtarë të Kushtetueses: Arresti ndaj Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, joproporcional dhe cenon mandatin e fituar me votë
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese vlerësojnë se masa e sigurimit “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është joproporcionale dhe cenon ushtrimin e mandatit të fituar me votë. Sipas tyre, Vendimi nr. 57 i Kushtetueses nuk është thjesht procedural, por vendos në qendër çështjen thelbësore për shtetin e së drejtës: nëse një masë sigurimi mund të bllokojë në praktikë ushtrimin e një mandati të fituar drejtpërdrejt nga qytetarët. Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese e ktheu çështjen në Gjykatën e Lartë, duke konstatuar se kjo e fundit nuk i dha përgjigje të arsyetuar pretendimit për cenimin e proporcionalitetit të masës “arrest në burg”, në raport me të drejtën e Veliaj për t’u zgjedhur dhe për të ushtruar mandatin si Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Gjyqtarët Fiona Papajorgji, Sonila Bejtja, Sandër Beci dhe Genti Ibrahimi shprehen qartë se masa “arrest në burg” nuk është thjesht e paarsyetuar mjaftueshëm, por është joproporcionale në vetvete. Ata theksojnë se kjo masë i ka pamundësuar Veliajt ushtrimin efektiv të detyrës për një periudhë të konsiderueshme, në raport me kohëzgjatjen e mandatit të fituar përmes zgjedhjeve vendore. Gjithashtu, kufizimi prek jo vetëm të drejtat individuale të Veliaj, por edhe të drejtën e qytetarëve të Tiranës për t’u qeverisur nga organi që kanë zgjedhur me votë.

Sipas tyre, thelbi kushtetues i vendimit është se: “masa ‘Arrest në burg’ nuk mund të kthehet në një mekanizëm që neutralizon në praktikë një mandat të fituar me votë, kur nuk provohet bindshëm se asnjë masë tjetër më pak kufizuese nuk do të garantonte interesin publik të procedimit penal.” Pas këtij vendimi, Gjykata e Lartë nuk mund ta anashkalojë këtë konstatim kushtetues; çdo vendimmarrje e re duhet të përballet drejtpërdrejt me këtë çështje.

Gjyqtarët nënvizojnë se, në një demokraci kushtetuese, vota e qytetarëve nuk mund të zhbëhet si pasojë anësore e një mase sigurimi, dhe një kufizim i tillë kërkon arsyetim të rreptë, prova konkrete, individualizim të rreziqeve dhe shqyrtim real të masave më pak kufizuese. Sipas tyre, vendimi i Kushtetueses ka vendosur një standard që duhet zbatuar.

Previous Post

Kreu i SPAK Klodian Braho: Ne nuk na vjen asnjë dosje e gatshme; ka pasur dekonspirime dhe procedime

Next Post

Qytetarët sulmuan punonjësit e Policisë dhe dëmtuan makinat, reagon Lamallari: Janë vandalë jo protestues

Next Post
Qytetarët sulmuan punonjësit e Policisë dhe dëmtuan makinat, reagon Lamallari: Janë vandalë jo protestues

Qytetarët sulmuan punonjësit e Policisë dhe dëmtuan makinat, reagon Lamallari: Janë vandalë jo protestues

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al