Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kapoja u arratis nga burgu! Ekuadori: Kamuflimi, si mafia shqiptare trafikon kokainën

Editor by Editor
January 4, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Kapoja u arratis nga burgu! Ekuadori: Kamuflimi, si mafia shqiptare trafikon kokainën
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mafia shqiptare sa vjen dhe po forcohet në Ekuador. Gjeneral Pablo Ramirez, drejtor në policinë e Ekuadorit në një intervistë për mediat në vend, për kriminalitetin, trafikun e drogës si edhe vrasjeve foli edhe organizatat kriminale shqiptare. Ai deklaroi se mafia shqiptare ka dekada që kryen veprimtari kriminale në Europë, ndërsa shton se janë shtrirë edhe në ishujt Galapagos. Njeriu më i kërkuar, shqiptar në Ekuador është Dritan Rexhepi, që u arratis.

Si po shkon bashkëpunimi kundër narkotikëve me këto vende?
Kemi tre partnerë strategjikë. Nga njëra anë, Shtetet e Bashkuara dhe nga ana tjetër Mbretëria e Bashkuar, që na lejon të forcojmë paktin, nëpërmjet Bashkimit Evropian. Dy javë më parë, një delegacion i rëndësishëm nga Holanda dhe Belgjika ndodhej në Ekuador, për të specifikuar programet e bashkëpunimit për shkëmbimin e informacionit për dërgesat, për të çmontuar strukturat kriminale në vendet e destinacionit, veçanërisht në Holandë, Belgjikë dhe Spanjë. Në këtë trend vitet e fundit po inkorporohet edhe kontrolli i të huajve me kombësi shqiptare, të cilët nuk do të mund të hyjnë pa vizë .

Cili është leximi juaj mbi dinamikën operative të karteleve meksikane dhe ballkanike në Ekuador?
Kemi një hipotezë që po vërtetohet. Strukturat kriminale në Ekuador po kthehen në mikrokartele, sepse nuk kërkojnë më vetëm sigurinë e karteleve të mëdha, por edhe transportin e duhur, sigurinë, grumbullimin dhe mikrotrafikimin. Ata gjithashtu përpiqen të merren me tregtinë ndërkombëtare të drogës. Për këtë arsye, brenda këtyre linjave hetimore kemi parë persona të kombësisë shqiptare apo ballkanike, të cilët kanë kryer veprime të ndryshme por përmes fasadës së kompanive eksportuese. Në këtë mënyrë gjenerojnë aktivitete të paligjshme, prandaj është e rëndësishme të vendosim jo vetëm një linjë kontrolli për policinë, por edhe për të gjitha organizatat qeveritare, shtetërore, joshtetërore dhe joqeveritare, duhet të bashkohemi kundër kësaj të keqeje.

Çfarë keni marrë vesh për mafien shqiptare?
Kemi parë që kanë hyrë lehtësisht nën një fasadë, për të krijuar kompani të paligjshme importi dhe eksporti. Është një klan mjaft i mbyllur, kanë disa dekada që kryejnë veprimtari kriminale në Europë dhe më pas kanë ardhur në vendin tonë.

Previous Post

Mashtronte të afërmit dhe shiste pjesë të trupit të kufomave, dënohet me 20 vite burg pronarja e një agjencie funerali

Next Post

I vrau nipin pas shpine! Xhaxhai ka dy fjalë burrash për “Kobrën”

Next Post
I vrau nipin pas shpine! Xhaxhai ka dy fjalë burrash për “Kobrën”

I vrau nipin pas shpine! Xhaxhai ka dy fjalë burrash për “Kobrën”

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al