Friday, May 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Kapet 29-vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhjen e disa mjeteve izoluese në spitalin e Lushnjës

timoni.al by timoni.al
May 1, 2026
in KRYESORE
0
Kapet 29-vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhjen e disa mjeteve izoluese në spitalin e Lushnjës
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Lushnjës njofton se ka kapur dhe ndaluar shtetasin F. B., 29 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim si i dyshuar për vjedhjen e disa mjeteve izoluese në spitalin e qytetit. Në njoftimin e saj, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë bëjnë të ditur se ndaj tij po kryhet procedim penal për veprën “Vjedhje”.

Nga të njëjtat struktura policore u kryen edhe veprime të tjera: u arrestua shtetasi D. L., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur një biçikletë në banesën e shtetasit S. A., 34 vjeç. Për shtetasin E. K., 47 vjeç, banues në Lushnjë, specialistët referuan materialet në Prokurori, pasi dyshohet se ka moszbatuar vendimin e gjykatës duke mos i kthyer fëmijën e mitur ish-bashkëshortes sipas afateve të përcaktuara.

Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori për një njoftim fakti lidhur me ngjarjen ku shtetasi A. H., 51 vjeç, banues në Lushnjë dhe punonjës i OSHEE-së, dyshohet se është sulmuar aksidentalisht nga rryma gjatë punimeve në një kabinë elektrike. Ai pësoi dëmtime të lehta dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan në Prokurori materialet lidhur me shtetasin E. M., 32 vjeç, i cili dyshohet se ka kanosur përmes telefonit dajën e tij, shtetasin F. M., 65 vjeç.

Materialet procedurale për rastet e referuara iu bënë Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë është publikuar nga Top Channel.

Previous Post

Trump shqyrton përdorimin e raketave hipersonike Dark Eagle për herë të parë; mund të godasin 2 milje larg

Next Post

Festa e Interit afron, ja bonusi i Scudetto-s që do t’u shpërndahet lojtarëve

Next Post
Festa e Interit afron, ja bonusi i Scudetto-s që do t’u shpërndahet lojtarëve

Festa e Interit afron, ja bonusi i Scudetto-s që do t’u shpërndahet lojtarëve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al