Saturday, July 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kaos në kufijtë e BE-së; Brukseli pranon problemet me EES, por nuk tërhiqet nga sistemi i ri

timoni.al by timoni.al
July 4, 2026
in AKTUALITET
0
Kaos në kufijtë e BE-së; Brukseli pranon problemet me EES, por nuk tërhiqet nga sistemi i ri
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Europian pranoi se sistemi i ri për regjistrimin e hyrje-daljeve në BE po shkakton vështirësi në pikat kufitare, me mijëra udhëtarë që janë përballur me pritje të gjata dhe vonesa gjatë sezonit veror. Një zëdhënës i Komisionit tha se Brukseli është në dijeni të problemeve të shoqëruara me zbatimin e sistemit dhe po bashkëpunon ngushtë me shtetet anëtare për të monitoruar situatën dhe për të gjetur zgjidhje, por theksoi se nuk ka plane për pezullimin e EES-së.

Sistemi regjistron në mënyrë elektronike hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jashtë bllokut europian, duke zëvendësuar vulat tradicionale në pasaporta. Gjatë kontrolleve kufitare mblidhen të dhëna biometrike, përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe fotografinë e fytyrës. Sipas raportimeve të Politico, zbatimi i EES ka krijuar kolona të gjata në aeroporte dhe pika kufitare; shoqatat e kompanive ajrore dhe aeroporteve europiane njoftojnë se në disa raste pritjet zgjasin deri në pesë orë dhe shumë udhëtarë kanë humbur fluturimet për shkak të procedurave të ngadalta.

Përfaqësuesit e industrisë së aviacionit i kanë kërkuar Komisionit Europian që t’u mundësojë shteteve anëtare pezullimin e përkohshëm të sistemit në rastet kur fluksi i udhëtarëve tejkalon kapacitetet e pikave kufitare. Ata paralajmërojnë se pa masa shtesë dhe pa rritje të numrit të personelit, situata mund të përkeqësohet gjatë kulmit të sezonit turistik në korrik dhe gusht.

Komisioni thotë se po punon me vendet anëtare për të gjetur zgjidhje dhe për të monitoruar situatën, por mbetet në vendim që EES të vazhdojë të funksionojë. Top Channel

Previous Post

Anglia do të luajë në 2200 m lartësi ndaj Meksikës — a do ta përballojë falë Viagrës?

Next Post

Aurela Gaçe reagon ndaj thirrjeve për bojkot të koncertit të saj: Bijë e popullit; protesta ime në postime

Next Post
“Aurela Gaçe tregon periudhën e vështirë në ‘Goca dhe Gra’: ‘Nuk flija nga ankthi, për 3 muaj nuk këndova, ishte një dhimbje e madhe’”

Aurela Gaçe reagon ndaj thirrjeve për bojkot të koncertit të saj: Bijë e popullit; protesta ime në postime

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al