Saturday, June 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Kanosi me mjet prerës shoferin e taksisë; autori i dyshuar edhe për disa grabitje, sekuestrohen objektet e vjedhura

timoni.al by timoni.al
June 19, 2026
in Lajmi Fundit
0
Kanosi me mjet prerës shoferin e taksisë; autori i dyshuar edhe për disa grabitje, sekuestrohen objektet e vjedhura
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas hetimeve për ngjarjen e një dite më parë, ku një shofer taksie u kanos me mjet prerës nga një pasagjer që ia mori edhe një shumë parash dhe një varëse floriri, policia ka sekuestruar objektet e grabitura. Autori i dyshuar është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, i fshehur në territorin e fshatit Qeha, në afërsi të zonës ku kishte ndodhur krimi. Gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar varësja e vjedhur dhe një celular.

Në kuadër të operacionit të koduar “Taksimetri”, hetimet e thelluara kanë nxjerrë në pah se i dyshuari, shtetasi T. M., 27 vjeç, dyshohet i përfshirë edhe në disa vjedhje të tjera gjatë muajit qershor në Tiranë, Krujë dhe Durrës. Nga të dhënat hetimore rezulton se ai dyshohet për disa raste të ndara krimesh të kryera gjatë javëve të fundit.

Rastet që i atribuohen të dyshuarit përfshijnë: një vjedhje me kanosje në një treg në Fushë Krujë më 5 qershor; një vjedhje me mjet prerës në një biznes në rrugën “Llazi Miho” në Tiranë më 10 qershor; një grabitje me kërcënim në rrugën “Skënder Kosturi”, ku u mor varësja floriri dhe u ushtrua dhunë fizike; një vjedhje në një taksi në Derven, Fushë Krujë, më 15 qershor; dhe një tjetër rast në Shënavlash, Durrës, më 17 qershor.

Policia njofton se në disa prej rasteve të hetuara janë përdorur mjete prerëse ose sende të ngjashme me armë zjarri për të kanosur viktimat. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të çdo rasti dhe për zbardhjen e rrethanave përkatëse të secilit veprim penalisht të dyshuar. Gjithashtu po punohet për konfirmimin e përfshirjes së të dyshuarit në çdo ngjarje të përmendur dhe për sigurimin e provave shtesë që lidhen me këto akuzë. Top Channel

Previous Post

Dhjetëra krerë bagëti të ngordhura hidhen në përroin e Psarit të Këlcyrës, banorët shqetësohen për infeksione dhe sëmundje

Next Post

Kush është Andy Burnham? Deputeti që rikthehet në Parlamentin britanik dhe kërcënon vendin e Starmer

Next Post
Kush është Andy Burnham? Deputeti që rikthehet në Parlamentin britanik dhe kërcënon vendin e Starmer

Kush është Andy Burnham? Deputeti që rikthehet në Parlamentin britanik dhe kërcënon vendin e Starmer

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al