Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kandidati i pavarur i Sarandës akuza PS-së: Po i bën presion me vendin e punës personave që më kanë mbështetur

Editor by Editor
March 29, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Kandidati i pavarur i Sarandës akuza PS-së: Po i bën presion me vendin e punës personave që më kanë mbështetur
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Sarandës, Gjergj Mërkuri ka akuzuar Partinë Socialiste se po u bën presion qytetarëve që kanë firmosur për hyrjen e tij në garë.

Përmes një statusi në rrjetin Facebook, Mërkuri pretendon se qytetarët që kanë firmosur për kandidimin e tij po merren në zyrat e PS-së në Sarandë dhe po u bëhet presion me vendet e punës në mënyrë që të tërheqin firmat e dhëna.

Ai thotë se po mblidheshin provat e nevojshme për të kallëzuar në SPAK personat që kanë kryer shantazhe ndaj qytetarëve që kanë firmosur për kandidimin e tij.

Reagimi i plotë:

Me një akt kriminal dhe të paprecedentë Partia Socialiste po ndalon kandidimin tim si i pavarur në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në selinë e Partisë Socialiste në Sarandë po thirren qytetarët që kanë firmosur për hyrjen time në garë dhe po u bëhet presion që të tërheqin firmën. Qytetarët po kërcënohen me vendet e punës, me gjoba në bizneset e tyre dhe me çdo lloj forme përmes makinerisë shtetërore vetëm që të deklarojnë së nuk kanë firmosur formularët e dorëzuar në KZAZ.

Komiteti nismëtar i cili po punon me mua po mbledh provat e nevojshme për të kallëzuar në SPAK këta banditë të cilët po shkelin rëndë Kodin Zgjedhor.

Prokuroria të sekuestrojë menjëherë kamerat rreth godinës së Partisë Socialiste në Sarandë dhe të vëjë përpara drejtësisë personat të cilët marrin peng me kërcënime qytetarët dhe u bëjnë shantazh.

Pasi dështuan me kërcënime në KZAZ për të ndaluar regjistrimin tim, tashmë kanë kaluar në planin B duke marrë në mënyrë të paligjshme listat e personave që kanë firmosur dhe duke i kërcënuar të tërhiqen.

Çdo person i përfshirë është me emër dhe mbiemër dhe do të kallëzohet penalisht.

I bëj thirrje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, prezencës së OSBE-ODHIR në Shqipëri, ambasadës së Bashkimit Evropian dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara që të ndalojnë këtë akt kriminal.

Po cënohet rëndë integriteti i zgjedhjeve në bashkinë Sarandë dhe e drejta e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në poste publike.

I gjithë ky angazhim i këtyre banditëve bëhet me qëllimin e vetëm për të ndaluar kandidimin tim, për shkak të mbështetjes së shumtë që qytetarët kanë shprehur menjëherë pas publikimit të kandidaturës.Aktualisht , në këto momente kemi fakte që po ushtrohet presion mbi  njerëz që kanë firmosur dhe janë mbështetësit e mi .Ata po kërcënohen në forma nga më të ndryshme .

Previous Post

Plagosja në Tiranë, vjen reagimi i policisë

Next Post

VIDEO/ Vdekja e rojes së Top Channel, banorët e BB homazhe në nder të Pal Kolës

Next Post
VIDEO/ Vdekja e rojes së Top Channel, banorët e BB homazhe në nder të Pal Kolës

VIDEO/ Vdekja e rojes së Top Channel, banorët e BB homazhe në nder të Pal Kolës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al