Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kam realizuar një ëndërr shumëvjeçare”, Igli Tare flet për herë të parë: Me Milanin tifoz që fëmijë, të rikthejmë kuqezinjtë në majën e futbollit

Editor by Editor
May 28, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Sport, Vendi
0
“Kam realizuar një ëndërr shumëvjeçare”, Igli Tare flet për herë të parë: Me Milanin tifoz që fëmijë, të rikthejmë kuqezinjtë në majën e futbollit
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Milanit, foli për herë të parë për kanalet zyrtare të klubit kuqezi. Rrëfimin e nisi fillimisht nga familja duke zbuluar se të gjithë kanë qenë tifozë të Milanit dhe më pas vijoi me qëllimet dhe synimet të qenit drejtor i këtij klubi. Tare gjithashtu tregoi sfidat për të zgjedhur trajnerin e ri dhe se kërkon të kthejë këtë skuadër në majat më të larta.

“Milani ka një histori të lavdishme. E kam ndjekur që kur isha fëmijë, të gjithë xhaxhallarët e mi ishin tifozë të Milanit, gjithmonë ka qenë një lidhje e fortë dhe nuk e kam fshehur atë edhe kur u bëra lojtar ose menaxher. Ne të gjithë kemi mbështetur një klub, për mua të jem këtu sot dhe të flas për klubin që kam mbështetur si fëmijë do të thotë shumë. Debutimi im në Serie A ishte një ndeshje Breshia-Milan, fëmija im i parë lindi gjatë një ndeshjeje Milan-Bolonja më 13 shtator 2003. Është një lidhje shumë emocionale, pastaj lojtarët e mëdhenj, kampionët e mëdhenj, një klub i udhëhequr me klas dhe elegancë e kanë bërë këtë një nga klubet, së bashku me Real Madridin, më të lavdishmit në botë. Ndihem shumë i emocionuar dhe shumë i përmbushur. Kam realizuar një ëndërr shumëvjeçare. Për mua do të thotë shumë.

Më pas sigurisht Tare u ndal të flistë për qëllimet e tij në krye të klubit milanez:

 “Do të përpiqem të jap gjithçka që kjo histori të bëhet realitet edhe në të ardhmen. Është një klub me një histori të rëndësishme, duhet të jemi të mirë në komunikimin e këtij projekti me të gjithë menjëherë: tifozëve tanë para së gjithash sepse ata presin një reagim të fortë dhe kjo është ajo që duam të bëjmë edhe ne. Pata mundësinë të flas gjatë me Xhiorxhio Furlani dhe Zlatan, diskutuam shumë për të gjitha dinamikat që kanë të bëjnë me këtë klub dhe këtë situatë. Mendoj se kam ide të qarta dhe duhet të jemi të gatshëm t’i bëjmë ato realitet.”

Në fund sigurisht tema më e nxehtë tek Milan është ajo e përzgjedhjes së trajnerit të ardhshëm dhe për ambiciet që klubit duhet të ketë sezonin e ardhshëm:

 “Duhet të fillojmë në mënyrën e duhur, ka shumë pritshmëri: ka qenë një sezon shumë i gjatë me shumë zhgënjime. E kam përjetuar këtë edhe nga jashtë. Erdha me ide të qarta, me shumë entuziazëm dhe dua t’ia transmetoj këtë të gjithë ambientit të Milanos sepse është thelbësore të mësosh nga gabimet që janë bërë dhe të përpiqesh të fillosh sot me energji dhe dëshirë për t’u siguruar që Milani të kthehet në atë që kemi parë gjithmonë në historinë e tij”. Duhet të jemi të qartë për një gjë: Milani është një klub ku kërkon rezultate menjëherë, është një klub ku duhet të fitosh. E kam kuptuar këtë dhe jam gati ta përballoj: duhet të sigurohemi që kjo të ndodhë, por me ide të qarta.

Previous Post

Anëtar i grupit kriminal ‘Poja”/ Ky është Gertin Aliu, i arrestuar në Belgjikë

Next Post

Masakra elektorale me votat e diasporës/ Berisha tregon shifrat ‘identike’ të manipulimit në Vlorë dhe Fier

Next Post
Masakra elektorale me votat e diasporës/ Berisha tregon shifrat ‘identike’ të manipulimit në Vlorë dhe Fier

Masakra elektorale me votat e diasporës/ Berisha tregon shifrat ‘identike’ të manipulimit në Vlorë dhe Fier

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al