Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kam pësuar goditje në tru, më lini të qetë”, zbardhet dëshmia e shqiptares së akuzuar për vrasjen e grekes! Detajet që “e tradhtuan”p

Editor by Editor
October 23, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, LAJME, Vendi
0
“Kam pësuar goditje në tru, më lini të qetë”, zbardhet dëshmia e shqiptares së akuzuar për vrasjen e grekes! Detajet që “e tradhtuan”p
0
SHARES
88
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Kam probleme shëndetësore, kam pësuar goditje në tru, më lini të qetë”.

Kjo është dëshmia e 50-vjeçares së arrestuar nga policia greke për vrasjen e të moshuarës në Kamena Vurlë.

50-vjeçarja nga Shqipëria para hetuesve ka deklaruar e nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Atë ditë shkova në shtëpinë e saj, por nuk bëra asgjë. U ula për pak dhe u largova, nuk kam lidhje me ngjarjen. Kam probleme shëndetësore, më lini”, ka thënë ajo, ndërsa e pyetur nga policia se ku janë rrobat dhe këpucët që ka veshur atë ditë, gruaja është përgjigjur se “janë diku këtu. Tani nuk mund t’i gjej, ndoshta janë vjedhur. Nuk jam mirë, më lër. Është detyra juaj t’i gjeni ato.”

“Dëshmitë” që e “dogjën”

Hetuesit që trajtojnë çështjen duken të bindur se pas vrasjes qëndron 50-vjeçarja. Elementet që e implikojnë janë të shumtë.

Policia mësohet se ka siguruar material vizual në të cilin shfaqet 50-vjeçarja duke hyrë në shtëpinë e 84-vjeçares ditën e vrasjes. Ajo ka qëndruar në shtëpi për rreth dy orë.

Shqiptarja ka pranuar se e ka vizituar të moshuarën, por ka dhënë orare të ndryshme nga ato që tregohen në pamjet e sigurisë.

Një tjetër element shqetësues është se bashkëshorti i shqiptares ka pohuar në polici se një ditë pas vrasjes gruaja e tij ka pësuar goditje në tru. Gjë që i bën policët të mendojnë se ndoshta ajo nuk mund të përballonte presionin e krimit.

Gjithashtu, një element tjetër që do të hedhë dritë mbi identitetin e autorit/autores janë këpucët që kishte veshur atë ditë pasi policia gjeti gjurmë gjaku në zonë. Por kur i kërkuan të akuzuarës që t’ia dorëzonte këpucët që kishte veshur në ditën kur vizitoi të moshuarën, ajo, siç u përmend më lart, u përgjigj se nuk mund t’i gjente.

Kronika

Autoritetet u njoftuan më 12 tetor nga kushëriri i të moshuarës pasi ajo nuk kishte dhënë shenja jete prej më shumë se 24 orësh. Kur oficerët mbërritën në shtëpi, zbuluan se dera ishte e hapur por nuk kishte shenja të thyerjes.

84-vjeçarja u gjet e shtrirë dhe me një plagë në shpinë.

Sipas raportit mjekësor, 84-vjeçarja ëhstë goditur në shpinë me thikë.

Previous Post

I shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, arrestohet shqiptari në Itali

Next Post

Dosja e ’21 Janarit’, ish-drejtori i Policisë së Shtetit thirret në SPAK: Dhashë sqarime! Zbatova urdhër-arrestet dhe ligjin

Next Post
Dosja e ’21 Janarit’, ish-drejtori i Policisë së Shtetit thirret në SPAK: Dhashë sqarime! Zbatova urdhër-arrestet dhe ligjin

Dosja e ’21 Janarit’, ish-drejtori i Policisë së Shtetit thirret në SPAK: Dhashë sqarime! Zbatova urdhër-arrestet dhe ligjin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al