Kenan Yildiz, i pranishëm në një event në Juventus Store, theksoi se edhe pse është i ri dhe gati për të nisur një cikël të ri, shfrytëzoi rastin për të konfirmuar se skuadra nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas në këtë fazë të sezonit. Ai shfaqi qetësi dhe vetëbesim, duke treguar se ndihet në kontroll të fatit të tij në fushë.
Përballë pritshmërive, Yildiz pranoi presionin e tifozëve, por vuri theksin tek përgatitja dhe bashkëpunimi me trajnerin: “E ndjejmë presionin nga njerëzit, por ne jemi të qetë sepse kemi 2 ndeshje të rëndësishme” – tha Yildiz – “ne sidoqoftë do të bëjmë punën tonë me trajnerin”. Ai shtoi se, megjithë gjatësi e vështirësitë e sezonit, ekipi nuk duhet të kërkojë alibi dhe duhet të qëndrojë i përqendruar: “Ishte një sezon shumë i gjatë dhe i vështirë, por nuk ka përfunduar, tani po punojmë fort, edhe trajneri është gjithnjë me ne, duhet të jemi në 100% dhe të bëjmë vetëm maksimumin”.
Një statistikë personale e shqetëson Yildiz: i mungon vetëm një gol për të arritur shifrën e 20 golave në Serie A, dhe deri tani nuk i ka shënuar kurrë Fiorentinës. Për këtë ai tha: “Nuk e dija që më mungonte kaq pak, por është një numër i bukur”. Megjithatë, përtej objektivit personal, Yildiz nënvizoi rëndësinë e qëllimeve të skuadrës. Ai theksoi se prioritare është të jepet maksimumi për vendin e dytë dhe për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve: “Një objektiv është të bësh gjithnjë maksimunim dhe tani maksimumi është vendi i dytë dhe ne shkojmë për këtë pozicion dhe Ligën e Kampioneve”.
Në fund, lidhur me të ardhmen e sulmuesit Dusan Vlahovic te Juventus dhe mundësinë që ai të qëndrojë në klub, Yildiz pranoi se i kishte kërkuar bashkëlojtarit të qëndrojë, por la të qartë se vendimi nuk varet prej tij: “A i kërkova Vlahovic të qëndrojë? Sigurisht që e bëra, por këtë nuk mund t’ua them unë…” – përfundoi Kenan Yildiz.

